Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër - Prespë është një rezervat i biosferës që përfshin zonën e Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. [1] Rezervati u deklarua në qershor të vitit 2014 dhe përfshin një ndërthurje të sipërfaqeve ujore dhe relieveve malore përreth, duke mbuluar një sipërfaqe prej 446,244.52 hectares (1,722.9597 sq mi) [2]

Mali Galiçica dhe dy liqene në prapavijë - 2011

Deklarata Redakto

Zona Nërkufitare e Biosferës Ohër-Prespa u shpall rezervat i biosferës më 11 qershor të vitit 2014 në seancën e komisionit ndërkombëtar të UNESCO - s të mbajtur në Jönköping, Suedi. [3] Propozimi u bë nga Sekretariati Bilateral i Liqenit të Ohrit, së bashku me komisionet kombëtare të UNESCO-s të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe ministritë e tyre përkatëse të mjedisit.

Ekologjia Redakto

 
Trofta e Ohrit, specie endemike e Liqenit të Ohrit

Rezervati Ndërkufitare Ohër-Prespa përfshin ekosisteme të ndryshme, duke filluar nga zonat malore përreth liqeneve, deri te pyjet e buta nën tropikale që gjenden në lartësi më të ulëta përreth pellgjeve ujore. [1] Sistemi i Liqeneve Ohër - Prespa është një nga më të mëdhenjtë e llojit të tij në Evropë. Të dy liqenet kanë një vlerë të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për shkak të unitetit të tyre gjeologjik dhe biologjik. Liqeni i Ohrit është i njohur për speciet e tij endemike (mbi 200 lloje), pesë prej të cilave janë të kufizuara në mikroekosisteme brenda vetë liqenit. Dhjetë nga shtatëmbëdhjetë speciet e peshkut janë endemike, përfshirë troftën e Ohrit ( Salmo letnica ).

Ekzistojnë gjithashtu zona pyjore endemike dhe unike si ajo e mbuluar nga pisha maqedonase ( Pinus peuce ).

Gjitarët përfaqësojnë grupin e dytë më të rëndësishëm të specieve në Rezervatin Ndërkufitar Ohër-Prespa, mbrojtja e të cilave është thelbësore për rezervën. Ato përfshijnë talpën ballkanike, rrëqebullin e ballkanik ( Lynx lynx martinoi ), ujku gri ( Canis lupus ), ariun kafe ( Ursus arctos ) dhe të tjerë. Rrëqebulli i Ballkanit është një specie jashtëzakonisht e rrallë, që mban vlera veçanërisht të larta simbolike. Në kuadër të llojeve të veçanta është edhe njjë specie zogjsh (shpendësh) e njohur si pelikani dalmat ( Pelecanus crispus ). Rajoni i Prespës është shtëpia e rreth 260 specieve të shpendëve, që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e specieve të shpendëve në Evropë. [4] Rreth 140 specie gravitojnë në këtë zonë.

Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër-Prespa ka një popullsi të vlerësuar prej 455,000 banorësh, që përfaqëson një zonë të larmisë kulturore, etnike dhe fetare. Vendbanimet gjenden vetëm në zonat kalimtare [4] dhe përfshijnë vendbanime relativisht të qëndrueshme në aspektin demografik, ndërsa zonat e tjera të populluara (sidomos qytetet e Ohrit dhe Strugës në bregun e Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit në Shqipëri), kanë mijëra vizitorë gjatë sezoni turistik

Në Shqipëri, aktiviteti kryesor ekonomik i popullsive lokale është bujqësia, akoma e pranishme në zonën kalimtare dhe disa pjesë të tampon zonës. [1] Kohët e fundit, industria e përpunimit të ushqimit ka pëjetuar një zhvillim të rëndësishëm (sidomos në Korçë ), paralelisht me bujqësinë tradicionale, duke rezultuar edhe në vendbanime të reja.

Sektori më i rëndësishëm i zhvillimit në rajonin e rezervatit është sektori parësor. Në shumë zona, fermat familjare të familjeve të vogla zëvendësohen me një lloj prodhimi më intensiv (siç janë pemishte të mëdha në zonën e Resnjës ). Në disa pjesë malore, pylltaria është një aktivitet i rëndësishëm ekonomik. Blegtoria është gjithashtu e rëndësishme në të gjithë rajonin ndërkufitar. [4]

Turizmi është fusha kryesore e zhvillimit në të gjithë rajonin e rezervatit të biosferë ndërkufitare. Vetëm qyteti i Ohrit vizitohet nga një numër i madh vizitorësh gjatë sezonit të lartë turistik, gjashtë herë më shumë se popullsia e tij e përhershme (42,000 banorë).

Peshkimi është një tjetër aktivitet kryesor me ndikime ekologjike dhe ekonomike në liqene.

Shih edhe Redakto

Vendbanime Redakto

Maqedonia e Veriut
Shqipëri

Referime Redakto

  1. ^ a b c "Ohrid-Prespa - Biosphere Reserves" (në anglisht). UNESCO. gusht 2014. Marrë më 21 maj 2016.
  2. ^ "Регионот Охрид-Преспа прогласен за биосферен резерват на УНЕСКО" (në maqedonisht). Нова Македонија. 11 qershor 2014. Marrë më 20 maj 2016.[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Регионот Охрид-Преспа прогласен за биосферен резерват на УНЕСКО" (në maqedonisht). Нова Македонија. 11 qershor 2014. Marrë më 20 maj 2016.[lidhje e vdekur]
  4. ^ a b c "Ohrid-Prespa - Biosphere Reserves" (në anglisht). UNESCO. gusht 2014. Marrë më 21 maj 2016.

Lidhje të jashtme Redakto