Hape menynë kryesore

Riza bej Gjakova-Kryeziu (Gjakovë, 1847 - Shkodër, 1917) i njohur nga bashkëkohësit si Riza begi, ishte pinjoll i bejlerëve të Gjakovës, prijës popullor tradicional, pjesëmarrës në lëvizjet e parapavarësisë si në fundshekullin e XIX ashtu edhe ne fillimshekulllin XX dhe adjutant nderi i Sulltan Abdyl-Hamidit[1].

JetaRedakto

Leu në oxhakun e Kryezinjve të Gjakovës, u shqua me ndodhitë e Lidhjes së Prizrenit në cilat përkrahte krijimin e një vilajeti shqiptar. Për këtë u internua në Urfe dhe më pas në Diyarbekir.

Riza bej Kryeziu u përfshi në kryengritjet e viteve 1910, 1912. Në kryengritjen e Kosovës të vitit 1912 ai u shqua si organizator, luftëtar dhe prijës popullor. Në korrik zhvilloi luftime të ashpra në Llap e Boletin. Zëri i tij u dëgjua bashkë me Hasan Prishtinën në betejën e Klinës, ku u thyen keqas forcat osmane. Në gusht të vitit 1912 ishte i pranishëm në kuvendin e Ferizajt si përfaqësues i parisë së Gjakovës. Nga Ferizaj, drejt Shkupit, sipas kronikave të shtypit, kryengritësit shqiptarë udhëhiqeshin prej Riza beg Gjakovës dhe Bajram Currit. Në nëntor 1912 Riza Bej Gjakova u zgjodh delegat në Kongresin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Riza bej Gjakova mori pjesë në protestat që u organizuan në Vlorë kundër barbarizmave serbe e greke në trojet shqiptare”. Riza bej Gjakova ka pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë i cili mbrojti qeverinë e Vlorës dhe si bashkëkomandant i policisë popullore me Isa Boletinin, i plagosur nga luftërat me serbo-malazezet u përlesh me falangat e vorioepirotëve të Spiro Milos në Himarë e zona tjera shqiptare. Qeveria e Vlorës-struktura udhëheqëse e saj dhe ministritë renditen emrat e ministrave me në krye kryeministrin Ismail Qemali dhe nën numrin 11. Komandantë të Policisë Popullore u zgjodhën Isa Boletini dhe Riza Bej Gjakova[1].

Begë dihet që të ketë qenë ekonomikisht në gjendje të mirë dhe kishte apirata për marrjen e qeverisjes së qytetit në dorë. Kundërshtarë kryesor duket të ketë qenë Bajram Aga i cili si duket në bashkëpunim me formacionet osmane të stacionuara në qytet i kishte shkatërruar Kullën Riza Begut në vitin 1898.

FamiljaRedakto

Riza bej Kryeziu u martua tri herë, me gruan e parë Hajrien e Ryshit bej Mahmutbegollit të Pejës pati dy djem, Aliun dhe Radin. Me gruan e dytë Gjylshanen e Osman begut nga Gjakova pati Hysenin, Hasanin, Ganiun, Saidin dhe vajzën Gjylizaren. Me gruan e tretë nuk patën fëmijë.[2]

ReferencatRedakto

  1. ^ a b Brisku B., Riza Bej Gjakova jeta dhe vepra, Bota Press, 1 janar 2014.
  2. ^ Begolli, Mit'hat (2012). Kryezinjtë e Gjakovës. lulu.com. f. 35.  9781105811401.