Rrustem Geci është një poet shqiptar ng Kosova, i lindur në fshatin RoganëDardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.

Veprat

Redakto

Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra;

  1. “Demonstratat e luleve”,
  2. “Antolologjia personale"
  3. “Jeta në Letër”,
  4. ”Mielli dhe uji”,
  5. “Lirikë”,
  6. “Dridhjet e barit”,
  7. “Atdheu”,
  8. ”Erdhëna”,
  9. “Arbëreshët”,
  10. “Shqipëria”,
  11. “Trojet e mia” ,
  12. “Rogana”,
  13. “Heroika”,
  14. “Gacat e prushit”,
  15. “Atdhetarët”,
  16. “Pasha këtë tokë”,
  17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje.

Stili i të shkruarit

Redakto

Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në 10 Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.


Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto