Sarnathi është një qytet i vendosur 13 kilometra në veri-lindje të Varanasit pranë vendbashkimit të lumenjve Gang dhe Gomati në Uttar PradeshIndisë. Parku i drerit në Sarnath është vendi ku Gautama Buda predikoi për herë të parë Dharma dhe ku u krijuar Sangha Budiste nëpërmjet ndriçimit të Kondannas. Singhpuri, një fshat afërsisht një kilometër larg nga siti, ishte vendlindja e Shreyansanathit, tirthankara (shenjt i hyjnizuar xhainist) i njëmbëdhjetë i Xhainizmit dhe një tempull kushtuar atij, është një qendër pelegrinazhi xhainist tirtha. Isipatana është përmendur nga Buda si një nga katër vendet e pelegrinazhit që ndjekësit e tij të përkushtuar duhet ti vizitojnë, nëse do të donin të vizitonin një vend për arsye pelegrinazhi. Ishte gjithashtu vendi i Dhammacakkappavattana Suttas së Budës, që ishte predikimi i tij i parë pasi arriti ndriçimin, në të cilin ai mësoi katër të vërtetat fisnike dhe mësime të lidhura me të.

Sarnathi
सारनाथ
qytet
Stupa Dhamek, Sarnath
Stupa Dhamek, Sarnath

Zanafilla e emrave Redakto

 
Manastiret e lashta budiste pranë vendit të monumentit të Stupës Dhamek në Sarnath

Sarnathi ka qenë i njohur në mënyra të ndryshme si Mrigadava, Migadāya, Rishipattana dhe Isipatana përgjatë historisë së tij të gjatë. Mrigadava do të thotë "parku-drerit". Isipatana është emri i përdorur në Kanonin Pali dhe do të thotë vendi ku zbarkoi njeriu i shenjtë (në gjuhën pali: isi, në sanskritisht: rishi).[1] Sipas legjendës kur Buda lindi, disa deva zbritën për të shpallur atë te 500 rishi (nga sankritishtja do të thotë shenjtë). Rishit u ngritën të gjithë në ajër dhe u zhdukën, ndërsa reliket e tyre ranë në tokë. Një tjetër shpjegim për emrin është se Isipatana quhej kështu për shkak të urtëve, gjatë ngjitjes së tyre në qiell (nga Himalajet), ndriçuan këtu so nisën nga këtu në fluturimin e tyre qiellor (isayo ettha nipatanti uppatanti cāti-Isipatanam). Pacceka Budat, duke patur shpenzuar shtatë ditë në soditjen në Gandhamādana, u lanë në liqenin Anotatta dhe erdhën në banesat e njerëzve nëpërmjet ajrit, në kërkim të shpirtrave. Ata zbritën në tokë në Isipatana.[2] Ndonjëherë Budat Pacceka shkuan në Isipatana nga Nandamūlaka-pabbhāra. Udhëtari kinez Xuanzang tregon për Nigrodhamiga Jātakan duke folur për origjinën e Migadāyas. Sipas tij Parku i Drerit ishte një pyll i dhënë nga mbreti i Benares së Jātakas, ku dreri mund të shtegtonte i pashqetësuar. Migadāya quhej kështu për shkak se këtu drerit lejohej të lëvizte i pashqetësuar. Sarnath rrjedh nga sanskritishtja Sāranganātha,[3] që do të thotë "Zoti i Drerit" dhe lidhet me një tjetër rrëfenjë të vjetër budiste në të cilën Bodhisattva është një drer dhe i ofron jetën e tij një mbreti në vend të drenushës që po planifikonte të vriste. Mbreti u prek aq shumë sa krijoi parkun si një rezervat për drerin. Parku është aktiv edhe në ditët e sotme.

Historia Redakto

 
Statujë e Gautama Budës duke kryer predikimin e tij të parë në parkun e drerit në Sarnath. Ai predikoi Katër të Vërtetat Fisnike, Rrugën e Mesme dhe Rrugën e Tetëfishtë. Në statujë, ai është i ulur në pozicionin e zambakut me dorën e djathtë te Dharmachakra, i rrethuar nga pesë bhikkhu kokë-rruar. Statujë në Prince of Wales Museum

Gautama Buda në Isipatana Redakto

Përpara se Gautama (Buda) të arrinte ndriçimin, ai braktisi pendesat e tij të rënda dhe miqtë e tij, murgjit Pañcavaggiya. Shtatë javë pas ndriçimit të tij nën Pemën Bodhi në Bodh Gaya Gautama Buda la Uruvelan dhe udhëtoi në Isipatana për t’u ribashkuar me ta pasi, duke përdorur fuqitë e tij shpirtërore, ai kishte parë se pesë shokët e tij të mëparshëm do të ishin të aftë ta kuptonin shpejt Dharman. Ndërsa po udhëtonte për në Sarnath, Gautama Buda nuk kishte pasur para me të cilat të paguante lundrën për të kaluar Gangun, kështu që ai e kaloi atë duke fluturuar. Më vonë kur mbreti Bimbisara dëgjoi për këtë, e shfuqizoi pagesën për asketikët. Kur Gautama Buda gjeti dhe mësoi pesë shokët e tij të mëparshëm, ata e kuptuan dhe si rezultat, u ndriçuan dhe ata. Në atë kohë u themelua Sangha, bashkësia e të ndriçuarve. Predikimi që Buda u dha pesë murgjëve ishte predikimi i tij i parë, i quajtur Dhammacakkappavattana Sutta. Ky predikim u krye në ditën e hënës së plotë të Asalha Puxhas.[4] Buda më pas shpenzoi gjithashtu stinën e tij të parë të shirave në Sarnath në Mulagandhakuti. Sangha ishte rritur deri në 60 (pasi Yasa dhe shokët e tij ishin bërë murgj) dhe Buda i dërgoi ata në të gjitha drejtimet për të udhëtuar vetëm dhe të mësonin Dharman. Të 60 murgjit ishin arahantë.

 
Stupa Dharmarajika nga periudha para Ashokase

Mjaft ndodhi të tjera të lidhura me Budën, përkrahë predikimit të parë, janë përmendur se kanë ndodhur në Isipatana. Në këtë vend ndodhi që një ditë në agim Yasa shkoi te Buda dhe u bë një arahant. Gjithashtu ishte në Isipatana, që ishte vendosur rregulli i ndalimit të përdorimit të sandaleve të bëra me gjethe talipoti. Në një ndodhi tjetër, kur Buda ishte duke qëndruar në Isipatana, duke patur shkuar aty nga Rājagaha, ai vendosi rregullat e ndalimit të përdorimit të disa llojeve të mishit, duke përfshirë mishin njerëzor.[5] Ndërsa Buda ishte në Isipatana, Mara e vizitoi atë dy herë, por iu desh të largohej i dështuar. Përkrahë Dhammacakkappavattana Suttas së përmendur më sipër, gjatë qëndrimit të Budës në Isipatana u predikuan mjaft sutta të tjera, mes të cilave:

  • Anattalakkhana Sutta,
  • Saccavibhanga Sutta,
  • Pañca Sutta,
  • Rathakāra ose Pacetana Sutta,
  • dy Pāsa Suttat,
  • Samaya Sutta,
  • Katuviya Sutta,
  • një diskutim mbi Metteyyapañhan e Parāyanas dhe
  • Dhammadinna Sutta, e predikuar për layman Dhammadinnan e dalluar, që erdhi për të parë Budën.

Disa nga anëtarët më të shquar të Sanghas duket se kanë qendruar në Isipatana kohë pas kohe; mes bisedave të regjistruara në Isipatana mjaft janë midis Sariputtas dhe Mahakotthitas dhe një midis Mahākotthitas dhe Citta-Hatthisariputtas. Përmendet gjithashtu një diskutim në të cilin mjaft murgj duke qendruar në Isipatana u përpoqën të ndihmonin Channan në vështirsitë e tij. Sipas Udapāna Jātakas pranë Isipatanas ndodhej një pus shumë i lashtë që, në kohën e Budës, përdorej nga murgjit që jetonin aty.

Isipatana pas Budës Redakto

 
Mulagandhakuti Vihara, Tempulli i budistëve sri-lankas në Sarnath

Sipas Mahavamsas, ndodhej një bashkësi e madhe murgjish në Isipatana në shekullin e dytë p.e.s.. Tregohet se në ceremoninë e themelimit të Maha Thupas në Anuradhapura, ishin të pranishëm dymbëdhjetë mijë murgj nga Isipatana të drejtuar nga Dhammasena më i madh. Xuanzangu[6] gjeti në Isipatana, 1500 murgj që studionin në Hīnayāna. Në rrethimin e Sanghārāmas ishte një vihara rreth 61 metra e lartë, e ndërtuar fortësisht, me çati të kurorëzuar nga një figurë e artë mangoje. Në qendër të Viharës ishte një statujë në përmasa njerëzore e Budës duke rrotulluar rrotën e ligjit. Në jug-perëndim ishin mbetjet e një stupe guri të ndërtuar nga mbreti Ashoka. Divy (389-94) përmend se Ashoka i rrëfeu Upaguptas dëshirën e tij për të vizituar vendet e lidhura me veprimtarinë e Budës dhe për të ngritur aty stupa. Kështu ai vizitoi Lumbinin, Bodhimulan, Isipatanan, Migadāyan dhe Kushinagaran; kjo është e konfirmuar nga regjistrimet në gurë të Ashokës, dmth. Ediktet Shkëmbore. Përballë saj ishte një kolonë guri për të shënuar vendin ku Buda predikoi për herë të parë. Në afërsi ishte një tjetër stupë në vendin ku Pañcavaggiyat kaluan kohën e tyre në meditim përpara mbërritjes së Budës dhe një tjetër ku pesëqind Pacceka Budat hynë në Nibbana. Pranë saj ishte një tjetër ndërtesë ku Buda Metteyya i ardhshëm mori sigurinë e të bërit një Budë. Budizmi lulëzoi në Sarnath pjesërisht për shkak të mbretërve dhe tregtarëve të pasur me bazë në Varanasi. Nga shekulli i tretë Sarnathi ishte bërë një qendër e rëndësishme për artet, që arritën kulmin gjatë Periudhës Gupta (nga shekulli i IV deri në të VI të e.s.). Në shekullin e VII nga koha në të cilën Xuanzangu e vizitoi, ai gjeti 30 manastire dhe 3000 murgj që jetonin në Sarnath. Sarnathi u bë një qendër e rëndësishme e shkollës Sammatiya të Budizmit, një nga shkollat më të hershme Budiste. Megjithatë, prania e imazheve të Herukas dhe Taras tregojnë se Budizmi Vajrayana ishte (në një kohë të mëvonshme) gjithashtu i praktikuar këtu. Në sit janë gjetur gjithashtu edhe imazhe të zotave Brahminist si Shiva dhe Brahma ashtu si dhe ndodhet akoma një tempull xhainist (në Chandrapuri) i vendosur shumë pranë me Stupën Dhamekh. Në fund të shekullit të XII Sarnathi u plaçkit nga myslimanët turq dhe siti për rrjedhojë u plaçkit nga materialet ndërtimore.

Zbulimi i Isipatanas Redakto

 
tempull xhainist Shri Digambar, Singhpuri, Sarnath, Varanasi

Isipatana është identifikuar me Sarnathin modern, gjashtë milje nga Benaresi. Alexander Cunningham[7] gjeti Migadāyan të paraqitur nga një dru i rafinuar, që mbulonte një sipërfaqe prej rreth gjysëm miljeje, duke u shtrirë nga varri i madh i Dhamekhas në veri të Stupës Chaukundi në jug.

Karakteristikat legjendare të Isipatanas Redakto

Sipas shkrimeve komentuese budiste, të gjithë Buda predikuan për herë të parë në Migadāyan në Isipatana. Është një nga katër avijahitatthananit (vendet e pandryshueshme), ku të tjerët janë Bodhi-Pallanka, vendi në portat e Sankassas, ku Buda preku për herë të parë tokën gjatë kthimit të tij nga Tavatimsa dhe vendi i shtratit në Gandhakuti në Jetavana. Në kohët e kaluara Isipatana ndonjëherë mban emrin e saj, si në kohën e Phussa Budas, Dhammadassī Buda dhe Kassapa Buda. Kassapa kishte lindur këtu. Por më shpesh Isipatana ishte e njohur me emra të ndryshëm. Kështu në kohën e Vipassī Budas, ishte e njohur si Khema-Uyyāna. Ishte zakon për të gjithë Budat të shkonin nëpërmjet ajrit në Isipatana për të predikuar për herë të parë. Gautama Buda, gjithësesi, eci të gjtihë rrugën, tetëmbëdhjetë lega, për shkak se ai e dinte se duke bërë kështu ai do të takonte Upakan, Ajivakan, të cilit ai mund ti ndihmonte.

Xhainizmi Redakto

Sarnathi është gjithashtu vendlindja e tirthankarës së njëmbëdhjetë të Xhainizmit, Shri Shreyansanatha Bhagwan. Është vendi i 4 kalyanakëve të Shri Shreyansnath Bhagwanit që janë Chyavani, Janmi, Deeksha dhe Kevalgyani.

Tempulli xhainist Shri Digambar i Shreyansnathit, Singhpuri, Sarnath

Është vendi i 4 kalyanakëve të Shri Shreyansnath Bhagwanit. Një kolonë e stërmadhe ashtakod (tetëkëndëshe) 31.4 metra e lartë është akoma e pranishme duke treguar vendosjen e saj historike. Sipas tyre konsiderohet si 2200 vjeçare. Moolnayaku i këtij tempulli është një idhull me ngjyrë blu i Shri Shreyansnath Bhagwanit me një lartësi 75 cm në pozicionin Padmasanastha. Punimi artistik i këtij tempulli është i pakrahasueshëm.

Karakteristikat e tanishme të Isipatanas Redakto

 
Tempulli i bashkësisë tibetiane në Sarnath

Shumica e ndërtesave dhe strukturave të lashta në Sarnath u dëmtuan ose u shkatërruan nga turqit. Megjithatë, mes rrënojave mund të vërehen:

  • Stupa Dhamek; është një strukturë mbresëlënëse 39 metra e lartë dhe me diametër 28.35 metra.
  • Stupa Dharmarajika është një nga pak stupat para-Ashokase që kanë mbijetuar, megjithëse vetëm themelet i kanë mbetur. Pjesa tjetër e Stupës Dharmarajika u zhvendos në Varanasi për tu përdorur si material ndërtimi në shekullin e XVIII. Në atë kohë, u gjetën gjithashtu edhe reliket e Stupës Dharmarajika. Këto relike u hodhën për pasojë në lumin Gang.
  • Stupa Chaukhandi përkujton vendin ku Buda takoi dishepujt e tij të parë, që daton nga shekulli i pestë ose më herët dhe më vonë e përmirësuar nga shtimet e një kulle tetëkëndore me origjinë islamike. Në vitet e fundit po i bëhet një restaurim.
  • Rrënojat e Mulagandhakuti viharas shënojnë vendin ku Buda kaloi stinën e tij të parë të shirave.
  • Mulagandhakuti Vihara moderne është manastir i ndërtuar në vitet 1930 nga shoqëria sri-lankase Mahabodhi, me piktura murore të bukura.[8] Mbrapa saj është Parku i Drerit (ku gjenden akoma drerë).
  • Kolona e Ashokas e ngritur këtu, fillimisht e kurorëzuar nga "Kapiteli Luanor i Ashokës" (tashmë në ekspozim në Sarnath Museum), u thye gjatë pushtimeve turke, por baza qëndron akoma në vendin fillestar.
  • Sarnath Archeological Museum bujt Kapitelin luanor, që në mënyrë të mrekullueshme mbijetoi nga rënia nga 13.7 m. në tokë (nga maja e Kolonës Ashokase) dhe e bërë Emblema Kombëtare e Indisë dhe simboli kombëtar mbi flamurin indian. Muzeu bujt gjithashtu një statujë të famshme dhe të rafinuar të Budës në posturën Dharmachakra.
  • Aty ndodhet gjithashtu edhe një Pemë Bodhi e mbiell nga Anagarika Dharmapala, që u mor nga Pema origjinale Bodhi në Bodh Gaya.

Për budistët, Sarnathi (ose Isipatana) është një nga katër vendet e pelegrinazhit të përcaktuara nga Gautama Buda, ku tre të tjerat janë Kushinagari, Bodh Gaya dhe Lumbini.

Pelegrinazhi modern në Sarnath Redakto

Sarnathi ka qenë zhvilluar si një vend pelegrinazhi, si për budistët nga India ashtu dhe ata jashtë saj. Një numër vendesh në të cilët Budizmi është një besim i rëndësishëm (ose mbizotërues), midis tyre Tailanda, Japonia, Tibeti, Sri Lanka dhe Mianmari, kanë ngritur tempuj dhe manastire në Sarnath në stilin që është tipik pë vendin përkatës. Kështu, pelegrinët dhe vizitorët kanë mundësinë të përjetojnë një panoramë të Arkitekturës Budiste të kulturave të ndryshme.

Galeri pamjesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Sen, Dr. A. (2008). Buddhist remains in India. Kalkuta: Maha Bodhi Book Agency. fq. 30–4. ISBN 81-87032-78-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ thuhet gjithashtu se të urtët mbajtën gjithashtu uposathan në Isipatana
  3. ^ Schuman, Hans Wolfgang (2004). The Historical Buddha: The Times, Life, and Teachings of the Founder of Buddhism. Motilal Banarsidass. fq. 67. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ gjatë këtij rasti besohet se 80 koti të Brahmas dhe zota të panumërt morën kuptimin e të Vërtetës.
  5. ^ rregulli në lidhje me mishin njerzor ishte i nevojshëm pasi Suppiyā bëri sup nga mishi i saj për një murg të sëmurë
  6. ^ Samuel Beal: Records of the Western World; II. fq. 45
  7. ^ Archeological Reports; I. fq. 107
  8. ^ Nakamura, Hajime (2000). Gotama Buddha. Kosei. fq. 267. ISBN 4-333-01893-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • Samuel Beal: Records of the Western World; volumi II
  • Nakamura, Hajime (2000). Gotama Buddha. Kosei. ISBN 4-333-01893-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Satyarth Nayak (2014). The emperor's riddles. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Rai Bahadur Daya Ram Sahni (1922). Guide to the Buddhist Ruins of Sarnath with a Plan of Excavations and Five Photographic Plates. Delhi: Archaeological Survey of India. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Ribotuar nga Antiquarian Book House, Delhi/Varanasi, 1982-1983
  • Sen, Dr. A. (2008). Buddhist remains in India. Kalkuta: Maha Bodhi Book Agency. ISBN 81-87032-78-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Schuman, Hans Wolfgang (2004). The Historical Buddha: The Times, Life, and Teachings of the Founder of Buddhism. Motilal Banarsidass. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto