Sean Saifa Wall është një person interseks me ngjyrë, advokues për të drejtat e personave interseks dhe ish president i organizatës Interact Advocates for Intersex Youth.Ai ka realizuar një sërë publikimesh dhe punon në advokimin për çështjet intersex dhe të HIV-it si dhe ka realizuar një sërë dokumentarësh për çështje sociale.

Fillimet në jetë dhe karriera Redakto

Sean Saifa Wall e ka përshkruar fëmijërinë dhe procesin e rritjes në Bronx në 1980 me pjesëtarë të tjerë interseks në familje. Në një intervistë me Pidgeon Pagonis ai përshkruan se si xhaxhai i tij ishte detyruar të flinte në kolltukun e spitalit pas një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të diskriminimit.[1] Ai hoqi paralele duke u shprehur: “Edhe pse në pamje të parë duken tema të ndryshme, ato ndajnë një emërues të përbashkët, dhuna ndaj grupeve të margjinalizuar”. Diagnostikuar me sindromën “partial androgen insensitivity”, ai ishte subjekt i ndërhyrjes kirurgjikale në moshën 13 vjeçare, duke e kushtëzuar për të marrë gjatë gjithë jetës terapinë hormonale.[2]

Wall bëri vullnetaren pranë organizatës jo-qeveritare njujorkeze Gay Men's Health Crisis në moshën 14 vjeçare, përpara studimeve në Williams College. Ai udhëtoi më vonë drejt Kubës për të dokumentuar sistemin shëndetësor lokal.

Aktivizmi Redakto

Wall shërbeu si president i “Interact Advocates for Intersex Youth” për tre vite.[3][4]

Në 2015 Wall iu bashkua një bordi ndërkombëtar këshillimi për të parën iniciativë filantropike Intersex Human Rights Fund të themeluar prej Astraea Lesbian Foundation for Justice.[5] Ai ka zhvilluar gjithashtu një projekt artistik me titull EMERGE.

Pjesë e punës së tij këshilluese janë intervistat për Nightline, BuzzFeed,[6][7] HuffPost Live[8] si dhe ka shkruar për Advocate dhe Quartz. Wall ka qenë ligjërues në TEDxGrandRapids në maj 2015.

References Redakto

  1. ^ Pagonis, Pidgeon (3 qershor 2016). "6 Things Intersex Folks Need to Know About How We Perpetuate Anti-Black Racism". Everyday Feminism. Marrë më 8 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wall, Sean Saifa (8 nëntor 2016). "Love, complexity and inter-sectionality". Intersex Day. Marrë më 2017-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stampa:Cite
  4. ^ "Turning the Lens Inward: Sean Saifa Wall". Interact Advocates for Intersex Youth. 15 tetor 2014. Marrë më 2016-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Introducing the Intersex Fund team at Astraea!". Astraea Lesbian Foundation for Justice. Astraea Lesbian Foundation for Justice. 16 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 2015-07-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "What It's Like To Be Intersex". BuzzFeed. 29 mars 2015. Marrë më 2016-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "This Video Explains What It's Like — And What It Isn't Like — To Be Intersex". Mic.com. 30 mars 2015. Marrë më 2016-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Bolles, Alexandra (22 prill 2014). "VIDEO: Intersex advocates talk stigma, health care, & family support on HuffPost Live". GLAAD. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2018. Marrë më 2016-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)