Seit Petrela (Tiranë, 25 shtator 1947) ka qenë i persekutuar nga sistemi komunist në të cilën jetoi i internuar.[1]

Jeta Redakto

U lind më 25 shtator të vitit 1947, fëmija më i vogël i Fadil Petrelës dhe Xhumasë së Abaz Kupit.

Më 29 nëntor 1944 i ati arrestohet dhe internohet fillimisht në Kalanë e Beratit ku qëndruan deri darkën e 13 majit 1949 ku i nisën për ti internuar në Kampin e Telpelenës. Rrugës midis maleve për në Tepelenë njëra prej makina u rrëzua në greminë në Urën e Goricës. Në mëgjesin e 14 majit 1949 Seiti dhe tre vëllezërit e tij Bujari, Ylberi dhe Halili humbën prindërit e tyre duke mbetur jetimë. Në Kampin e Tepelenës ata kishin mbetur me hallën e tyre e cila për shkak të aksitendit vuante nga krizat nervore, ndërsa gjyshja e tyre ishte dëmtuar rëndë duke mbetur e paralizuar përjetë. Ata i mbajtën vetëm 2 javë në Tepelenë, më pas ata i dërguan tek xhaxhai i babait të tyre Gani Petrela të cilin e arrestojnë pas 2 vitesh sepse nuk kishte kallzuar për vëllain e tij, gjyshin e Seitit i cili ishte i dënuar që prej 1945 por nuk ishte gjetur ende sepse fshihej prej 6 vitesh në një shpellë në Zall Herr. Gani Petrela kreu 10 vite burg dhe doli në vitin 1962. Një muaj pas dënimit ai ndërron jetë. Seitin dhe vëllezërit e tij i dërgojnë më pas në Lushnje nën kujdestarin e hallave. Atje do të bashkohej edhe me dajën dhe tezen e tij. Fatbardh Kupi dhe Hyrije Kupi Dosti, e shoqja e Viktor Dostit. Fatbardhi kaloi 49 vite nëpër burgje të ndryshme ku hyri djalë i ri dhe doli një plak i stërmunduar. Tezja Hyrije vuajti dënimin e saj në Fabrikën e Tullave Tiranë. Seiti u rrit në internim nga gjyshja nga babai dhe hallat e tij.

Pas rënies së sistemit komunist ai punoi nga viti 1994 deri 2004 në Ministrinë e Brendëshme ku më pas tërhiqet me dëshirën e tij.

Referime Redakto