SEJDI N: GASHI u lind më 12 shkurt 1947 në Peran të Besianës-Kosovë. Familja e tij vjen nga fshati Buzëllap ( Doberdol)i Besianës të cilët ishin shpërngulur në Turqi në vitin 1925. Pas dy vitesh qendrimi ne Turqi, kthehen dhe vendosen në Prishtinë ku jetojnë edhe tani. Shkollën fillore,Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë i mbaron në Prishtinë, kurse Institutin e Getes për gjuhë gjermane në Frakfurt të Gjermanisë. Ka punuar në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Keçekollë dhe Prapashticë të Gallapit dhe në Magurë të Lipjanit. Gjatë kësaj kohe u dallua në punën edukativo arsimore me nxënës,në aktivitetet e lira jashtëmësimore, dha kontibut te qmuar në aktivitete atdhetare, shoqërore, kulturore dhe sportve. I emruar nga organet arsimore të Kosovës nga viti 1989 punon si mesues në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në qytetet Gelsenkirchen, Münster, Bocholt, Dorsten, Herten ,Varendorf e Recklinghausen të Landit Vestfalia Veriore të Gjermanisë. Edhe në Gjermani Sejdi Gashi vazhdoi punën me përkushtim të madh në arsimimin dhe ediukimin e nxënësve mërgimtarë. Është një nga themeluesit të Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Gjermani. Ky institicion profesional i mësuesve shqiptarë në Gjermani që nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe është i pranuar nga organet arsimore gjermane. Sejdi Gashi është bashkautor i teksteve shkollore për mësimin plotësues :

1. Monografi:Qendresa -1995

2.Abetare për fillestar në mërgim -1996

3.Plotësori i Abetarës -2000

4.Leximi im 3/4 -2000

5.Fletore pune për leximi im 3/4 -2000

6.Monografi :Shkolla shqipe në Gjermani -2000

7. Monografi:Komuniteti Shqiptar ne Gelsenkirchen - Gjermani -2012

8. Monografi : Ndergjeja kulturore - Düsseldoff , Prishtine , 2015 9. Shkolla Normale e Prishtines . Brezi i vitit 1967, Prishtine ,2017 Është bashkëpuntorë i gazetave "Rilindja" , " Bujku ", " Bota sot"dhe "Zëri i ditës" ku shkruan për problemet e mërgatës dhe veprimtarinë e shkollës shqipe në Gjermani. Bashkëpunon aktivisht edhe me revistën për fëmijë në diasporë " Doruntina "Që nga emigrimi në Gjermani në vitin 1989 është aktiv në organizimin e jetës shoqërore, kulturore dhe sportive të mërgimtarëve në qytetin ku jeton edhe më gjërë. Per punen e tij me perkushtim ne arsim dhe aktivitete atdhetare dhe kulturore -sportive iu nda Mirenjohje nga MASHT e Republikes se Kosoves me rastin e pensionimit. Tani si pensionist jeton ne Prishtine .