Shkolla për të verbër dhe shikim të dobësuar

Shkolla speciale për të verbër dhe me shikim të dobët' "Dr. Xhevdet Doda", që ndodhet në Pejë, është institucioni i vetëm në Kosovë që ofron shkollim për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo shkollë daton në vitin 1982 dhe pavarësisht pengesave me të cilat ajo është përballur gjatë viteve, ajo ka pranuar studentë deri më sot. Studentët ndjekin këtë shkollë nga niveli parashkollorë deri në shkollë të mesme. Mirëqenia e Qendrës për të verbërit në Pejë ofron shërbime për shkollat e zakonshme në të cilat janë ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të vecanta.[1]

Shkollë për të verbër

Këto shërbime janë:

  • Libra
  • Trajnime për mësuesit dhe prindërit
  • Tavolina lëvizëse
  • Syze zmadhuese
  • Kaseta dhe Libra CD.

Kjo shkollë është gjithashtu e pajisur me kabinete të llojeve të ndryshme:

  • Biologji
  • Kimi
  • Histori
  • Art
  • Gjeografi
  • Kabineti i informatikës
  • Shtypshkronja Braille.
Shkolla për të verbër

Procesi mësimor Redakto

Kjo shkollë ka rreth 3,000 m2 duke përfshirë konviktin që strehon 37 nxënës të komunave tjera. Kjo shkollë ka gjithsej 50 studentë të të gjitha niveleve, duke filluar nga niveli parashkollor, shkolla fillore dhe nivelet e mesme. Studentët e shkollës së mesme aktualisht marrin pjesë në dy kurse profesionale, drejtime që lidhen me administrimin dhe teknologjinë e informacionit.

 
Shkolla për të verbër

Shtypshkronja Braille Redakto

Departamenti për botimin e librave në Brail, është një shtypshkronjë, e cila mbulon nevojat e nxënësve me shikim të dobët për tekstet shkollore. Shtypshkronja ka një kapacitet prej 600 faqe në orë. Kjo shtypshkronjë ishte përdorur për shtypjen e më shumë se 50 teksteve shkollore dhe romaneve për nxënësit e këtij institucioni. Gjithashtu, ajo ka botuar Kushtetutën e Kosovës, ligjin për edukim në nivel të ulët dhe të mesëm dhe materiale të tjera.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Historiku : Shkolla për të verbër – Qendra Burimore – Peć Kosovë". shvqb.net. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2013. Marrë më 2014-03-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)