ShqiptarëtViktori, shtet i Australisë, përbëjn një bashkësia mërgimtarësh të vendosur të parën herë në vitet e ’20-tat ë shekullit XX-të.

Figurat e regjistrimit të popullësisë në vitit 2011, tregojnë 1501 viktorian të lindur në Shqipëri, që do thotë 63% të numrit të përgjithshëm të të lindurve në Shqipëri. Shumica, 82% flasin shqip në shtëpi, një numër i vogël flet greqisht dhe italisht dhe vetëm 6% flasin anglisht në shtëpi. Popullata pothuaj për nga mosha është përafërsisht e balancuar me numër te njëjtë të njerëzve mbi dhe nën moshën 55 vjeçare. Tradita e gjatë shqiptare e ndërlidhur me bujqësi vazhdon, 20% të tyre janë të punësuar në ferma dhe industrinë e ndërlidhur me ferma. Kjo përqindje nuk përmban në vete numrin e punëtorëve jashtë fermave në komunitetet rurale. Ndërlidhja rurale këtu prap është evidente, 22% e popullatës jeton në rajonin Greater Shepparton. Një numër i konsiderueshëm jeton në zonën urbane, 13% në Brimbank dhe 12% në Whittlesea.[1]

Historia Redakto

Shqiptarët për të parën herë përmenden në regjistrimin e popullësisë së Viktorisë në vitin 1933, në regjistër figuruan 249 viktorian të lindur në Shqipëri. Edhe përkundër këtyre të dhënave zyrtare shqiptarët morrën rrugën për në Australi shumë vite më parë. Në vitet e ’20-ta dhe ’30-ta të shekullit XX-të një numër i madh burrash shqiptarë u shpërngul në Melbourne dhe Shepparton dhe u punësuan në ferma. Po të njejtën punë ata e kryenin edhe në atdhe. Rasti ishte i njejtë edhe në vitin 1933, ku në atë kohë asnjë femër e lindur në Shqipëri dhe e ardhur në shtetin e Viktorisë nuk figuronte në regjistër.[1]

Regjimi komunist i cili erdhi në fuqi në vitin 1944 dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore, si rrjedhim pati rritjen e numrit të emigrantëve. Këta dy faktor kontribuan përgjithësisht në rritjen e numrit të shqiptarëve, numri i të cilëve në vitin 1947 ishte 651. Popullata vazhdon gradualisht të rritet dhe në vitin 1961 numëri kulmoj në 753. Në numër popullata fillon ngadal të zvogëlohet gjatë viteve të ’70-ta të shekullit XX-të dhe në vitin 1986 vetëm 557 viktorian të lindur në Shqipëri jetonin në këtë shtet.[1]

Në vitet e ’90-ta të shekullit të XX-të popullata fillon të shënoj rritje në numër, arsye për këtë ka qenë gjendja në Kosovë. Deri në vitin 1996 numri rritet në 653. Në vitin 1999, rreth 4,000 shqiptarë nga Kosova përkohësisht evakuohen në Australi. Një numër i tyre përgjithmonë u vendos në Viktori që edhe u reflektua në rregjistrimin e popullësisë në vitin 2001 me një rritje prej afër 30%.[1]

Feja Redakto

Rreth 52% e viktorianëve të lindur në Shqipëri janë të fesë myslimane, 19% të tyre nuk identifikohen me asnjë fe dhe 8% janë identifikuar si të krishterë ortodoksë. [1]

Organizata Redakto

Ndër organizatat më të rëndësishme të shqiptarëve në Australi janë: Shoqëria Islamike Shqiptare Australiane, Komuniteti Shqiptar Mysliman i Sheppartonit, Shoqata Shqiptaro-Australiane dhe Shoqata e Grave Shqiptaro-Australiane.

Komuniteti Shqiptar Mysliman i Sheppartonit është komuniteti më i vjetër mysliman në Viktori. Komuniteti ka një histori të pasur dhe ende shënon ditët e rëndësishme fetare dhe Ditën e Flamurit më 28 nëntor.[1]

Shiko dhe Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ a b c d e f History of immigration from Albania Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine - museumvictoria.com.au

Lidhje të jashtme Redakto