Shtrigani i Gjel Hanit është tetralogji me drama të shkrimtarit Beqir Musliu botuar në vitin 1989. Ndërthurja e lëndës letrare është e llojit postmodern.[1]

Shtrigani i Gjel Hanit
AutorBeqir Musliu
Gjuhashqip
BotoiRilindja

Përmbajtja Redakto

Tetralogjia përmban katër drama:[2]

  1. “Unë, Halil Garria”,
  2. “Ora e kukuvajkës”,
  3. “Faustiana”,
  4. “Panairi i Gjilanit”

Materia mitologjike shqiptare ndërthuret me materien mitologjike të huajtur nga figura e Faustit si magjistar dhe raportit të tij me Djallin, Mefistofelin, kur i pari i shet shpirtin të dytit sipas një marrëveshjeje për njohjen e misterit të njeriut.[3]

Botimet Redakto

  • Shtrigani i Gjel Hanit, Rilindja, Prishtinë, 1989

Referime Redakto

  1. ^ Halili 2013, p. 212.
  2. ^ Halili 2013, p. 14.
  3. ^ Halili 2013, p. 16.

Literatura Redakto

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.