Klubi i Basketbollit Prishtina, njohur zyrtarisht si Z Mobile Prishtina, për arsye sponsorizimi, është një klub profesionist kosovar basketbolli, i bazuar në Prishtinë.

Ekipi aktualisht konkuron në Superligën Kosovare të Basketbollit, në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit dhe në Kupën e Evropë FIBA. Sigal Prishtina është klubi më i suksesshëm në Kosovë, duke fituar 10 kampionate kombëtare, 11 kupa kombëtare dhe 3 superkupa në 13 viteve të fundit. Që nga viti 2013 klubi ka garuar në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit dhe u bë klubi i parë kosovar që e fitoi këtë kompeticion në vitin 2015 pasi mundi klubin bullgarian BC Rilski Sportist në finale. Në vitin 2015 iu bashkua kompeticionit europian të sapoformuar, Kupës së Evropës FIBA.

Historia Redakto

Klubi fillimisht u themelua në vitin 1970, por klubi kishte grumbulluar një borxh të madh deri në vitin 2004, gjë që çoi në tërheqjen e klubit origjinal dhe një klub tjetër me emrin OJQ KB Prishtina u formua në vend të tij.[1] Borxhet më pas u trashëguan nga klubi i ri dhe ata nuk ia dolën dot t'i shlyenin, gjë që çoi sërish në tërheqjen e klubit dhe një klub tjetër u formua përsëri në vend të tij.[2][3]

Kupat evropiane Redakto

Në 2013-14 KB Sigal Prishtina luajti sezonin e parë në Evropë në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit. Në sezonin e parë KB Prishtina zuri vendin e dytë në Sezonin e Rregullt me 11 fitore dhe 5 humbje. Në sezonin 2014-15 Sigal Prishtina fitoi Trofeun e Ligës Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit, ku në finale ata mundën BC Rilski Sportist (BUL) në të dyja ndeshjet, së pari në Prishtinë, ku fitoi me rezultatin 74-72 dhe së dyti në Bullgari me rezultatin 80-71 për të fituar trofeun. Në sezonin 2015-16 KB Sigal Prishtina luajti në Kupën e Evropës FIBA për herë të parë, kur ata nuk arritën të kualifikohen për raundin e ardhshëm me 2 fitore dhe 4 humbje në grup.

Çmimet Redakto

Kampeticionet kombëtare Redakto

Superligën Kosovare të Basketbollit
  • Fitues(10): 2002, 2003, 2004, 2006, 2007, 2008, 2009, 2011, 2014, 2015
Kupa e Kosovës
  • Fitues (11): 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2013, 2014, 2016
Superkupa e Kosovës
  • Fitues (3): 2012, 2013, 2014

Kompeticionet rajonale Redakto

Liga e Ballkanit

  • Fitues (2): 2015, 2016

Trajnerët Redakto

Trajneri Vitet që ka qenë aktiv
  Ibrahim Karabegu 1999–2000
  Bujar Shehu 2000–2001
  Čedomir Perinčić 2001–2002
  Enver Sllamniku 2002–2003
  Josip Gjergja 2003–2004
  Ekrem Memnun 2004–2005
KOS Vllaznim Perani

  Arben Krasniqi

2005

2005–2013

  Ahmet Kandemir 2013
  Ceyhun Cabadak 2013
  Marin Dokuzovski 2014
  Marjan Ilievski 2014–15
  Antonis Constantinides 2015–16
  Audrius Prakuraitis 2016–2017
  Ahmet Kandemir 2017
  Andin Rashica 2018
  Matthias Zollner 2018–

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Shuarja, zgjidhje e vetme". Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2016. Marrë më 14 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Shuhet KB Prishtina". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2016. Marrë më 14 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "KB Prishtina vazhdon funksionimin - e ndarë në dysh". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 14 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)