Skënder Ahmet Halili (20 gusht 1940 – 13 dhjetor 1982) ishte një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si qëndër-mbrojtës. Karrierën e tij me klube e shpenzoi duke luajtur me Tiranën, në atë kohë e quajtur 17 Nëntori, dhe Dinamon. Në nivel ndërkombëtar, ai ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Skënder Halili
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSkënder Ahmet Halili
Datëlindja(1940-08-20)20 gusht 1940
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Data e vdekjesGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaTiranë, Shqipëri
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1954–1957Puna Tiranë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1957–195917 Nëntori
1959–1961Dinamo
1963–196617 Nëntori
Karriera ndërkombëtare
1963–1965Shqipëria11(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Halili luajti me Dinamon nga dhjetori i vitit 1959 e deri në dhjetorin e vitit 1961, kur ai pezullua për një vit pasi kërkoi, por nuk u lejua, që të largohej nga Dinamo.[1]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në qershor 1963 në ndeshjen kualifikuese të Lojërave Olimpike kundër Bullgarisë. Ai luajti gjithsej 11 ndeshje me Kuqezinjtë. Ndeshja e tij e fundit me kombëtaren erdhi në nëntor 1965 kundër Irlandës së Veriut e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës.[2]

Jeta personale

Redakto

Në gusht 1966, Halili u arrestua dhe u burgos për 11 muaj gjoja se kishte bërë tregti në tregun e zi dhe pas përfundimit të burgimit u dërgua në galeritë e kromit në Bulqizë.[3][1] Kjo gjë i dha fund përfundimisht karrierës së tij si lojtar në moshën 26 vjeç. Ai vdiq në dhjetor 1982 nga një sëmundje e rëndë.[1]

Trashëgimia

Redakto

Pavarësisht karrierës së tij të shkurtër, Halili konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë dhe modern të futbollit shqiptar në atë kohë. Ai shquhej për luftën në ajër dhe nihej edhe për disiplinën e tij, duke mos u përjashtuar me karton të kuq asnjëherë. Në vitin 2000, Tirana vendosi të emëronte komplesin e saj në nder të tij, duke e quajtur "Kompleksi Skënder Halili".[1]

Dinamo
17 Nëntori

Personale

Redakto
Tituj & nderime
  • "Mjeshtër Sporti"
  • "Mjeshtër i Merituar"
  • "Simbol i qytetit të Tiranës"
  • "Nderi i sportit shqiptar"
  • "Mjeshtër i Madh"

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Skënder Halili: Vezullimi i ndërprerë i një ylli, do ndriçojë gjatë në futbollin shqiptar". Telegraf.al. 12 dhjetor 2017. Marrë më 21 gusht 2020.
  2. ^ "Skënder Halili". Eu-Football.info (në anglisht). Marrë më 12 prill 2019.
  3. ^ "Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon". Gazeta Tema. 22 korrik 2016. Marrë më 21 gusht 2020.
  4. ^ "Albania - Championship Winning Teams" [Shqipëria - Ekipet fituese të kampionatit] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 21 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto