Sllavço Kovilloski
Sllavço Kovilloski (Shkup, Republikën e Maqedonisë, 1978), liriku i shquar maqedonas i gjeneratës elitare, është poet, prozator, përkthyes dhe historian i letërsisë.[1]
Biografia
RedaktoPoeti Sllavço është i punësuar në Institutin e letërsisë maqedonase në Shkup. Penës së tij i takojnë pesë vepra beletristike të përkthyera nga kroatisht dhe nga bullgarisht në gjuhën maqedonase. Është i përkthyer në shumë gjuhë të Europës. Është nderuar me shumë çmime, vlenë të përmendet “3 Nëntori” (i qytetit të Përlepës) dhe “Ustallarët e prozës”. Që nga viti 2013 është Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës më të vjetër maqedonase për letërsi, kulturë dhe art “Sovremenost” / “Bashkëkohësi” (1951). Përmbledhja me lirika “Barutna poezija”, Shkup 2015, është vepra më e re e tij, me të cilën më 2015 morri çmimin “Jovan Koteski” si vepër më e mirë.[2][3]
Punimet shkencore
RedaktoËshtë autor i vëllimit me tregime (“Totja shpirtkeqe dhe tregime tjera”), dy përmbledhje me poezi (“Dielli përsëri do rrezon” dhe “Poezia në lëvizje”), dy monodrama (“I biri i Vukashinit” dhe “Në thikë”), tre romane: (“Jam i rrezikshëm”, “Ëndërrim” dhe “I biri i Mbretit”) dhe shumë monografi nga fusha e historisë, letërsisë dhe kulturologjisë.[4]
Në gjuhën shqipe: Parajsë; Eja; Kur zogjtë këndonin dhe nuk kishte askë që i dëgjonte; Kjo është ajo; Vetëm zoti mund të më gjykon; Kërpudhat; Po plakem, e dashur; I huaji, Baruti; Thërrime pluhuri në erë; Bletëza.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "NË GOJËN E LINDJES" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura, 1".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura, 2". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 30 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kovilloski, Sllavço (27 mars – 3 prill 2016). "Poezia barutore". Nacional, Gazetë javore, letrare & kulturore. Nr. 345. Tiranë. fq. 9.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)