Ndihmë rreth sistemit "Captcha"

Faqet e rrjetit që pranojnë shkrime nga publiku, siç është edhe kjo wiki, shpesh abuzohen nga njerëz që duan të përfitojnë duke reklamuar ose promovuar lidhjet e tyre. Këto lloj abuzimesh mund të hiqen kollaj por janë një bezdi dhe shpenzim kohe i papranueshëm.

Ndonjëherë, sidomos kur po hapni një llogari të re apo kur po shtoni lidhje të reja nëpërmjet redaktimit tuaj, sistemi mund t'ju shfaqi një figurë që përmban fjalë me gërma ose numra të shtrembruara ose me ngjyra të ndryshme të cilat ju duhet të shtypni para se të mund të kryeni veprimin në fjalë. Kjo bëhet pasi është shumë e vështirë për një robot ose mjet automatik të kryejë të njëjtën punë. Kështu mund të dallohet nëse jeni me të vërtetë një njeri apo një robot. Ky lloj sistemi s'mund të ndalojë tërë abuzimet por ndalon një pjesë të mirë të tyre, sidomos ato që janë automatike dhe të shumta në numër.

Fatkeqësisht ky lloj sistemi mund të bezdisi përdoruesit me pamje të kufizuar ose ata që përdorin mjete teksti ose shfletues leximi me zë. Tani për tani nuk kemi mundësi për të ofruar një sistem me zë në vend të figurave. Ju lutem lidhuni me administruesit nëse ky sistem po ju ndalon të jepni kontribute të vlefshme.

Shtypni butonin "prapa" ("back") të shfletuesit tuaj për tu kthyer tek faqja e mëparshme.