Historia e Preshevës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Historia e shkurtër e Preshevës'''
 
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin kalaja e preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia.
Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th FUSHA E PURRINJËVE.
 
==Rilindja Kombëtare==
 
Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anëembanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
 
==Arkeologji==
 
Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krojojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj.
Rreshti 14:
Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s
 
==Presheva nën sundimin Osman==
 
Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Rreshti 21:
 
Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.
 
==Lidhje te jashteme==
[http://presheva.com/ Presheva.com]
© 1997-2003 Presheva.com. (Të drejtat e copyright jan të lejuar nga stafi presheva.com)
 
[[Category:Historia]][[Category:Presheva]]