[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: jv:Butrint
Rreshti 81:
 
Në fillim të viteve 90, qyteti antik i Butrintit u bë pre e disa vjedhjeve. Më të rrezikuara nga grabitësit dhe trafikantët e vlerave arkeologjike ishin disa koka statujash në mermer dhe disa fonde arkeologjike. Kështu, dy shtatoret e dy perëndive, Artemisës dhe Apollonit, dy objekte me vlera të rralla për kulturën shqiptare, që 11 vjet më parë u dërguan në Greqi nga trafikantët e veprave të artit, u riatdhesuan në shkurt të këtij viti dhe u vendosën në mjediset e muzeut arkeologjik në Butrint, 19 km larg qytetit jugor të Sarandës. Dy veprat e artit, të grabitura nga muzeu arkeologjik i Butrintit, u gjetën në Pire dhe trafikuesit e tyre janë proceduar penalisht sipas ligjit grek. Shtatorja e perëndisë femërore Artemis paraqitet në lëvizje. E punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, sipas specialistëve, ajo i përket kulturës paraqytetare ilire, periudhës helenike, shek II para Krishtit. Statujës i mungojnë 2 krahët dhe koka. Artemisa u zbulua në vitin 1958, në kodrën e Finiqit dhe u ruajt deri në vitin 1997 në muzeun e Butrintit. Lartësia e saj është 1.25 metra. Ndërsa shtati i Apollonit, i punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, i përket periudhës së shek. II pas Krishtit. Koka është punuar më vete dhe ndodhet në Muzeun e Butrintit. Ajo u gjet nga arkeologu italian Ugolini në Nymfeun ( fontana) e Butrintit. Lartësia e saj është 1.38 metra. Historia e grabitjeve të statujave nga Butrinti dhe Finiqi ka nisur në vitin 1991 dhe do të përsëritej në përmasa të tjera në vitin 1997. Certifikatat e objekteve të vjedhura u bënë pjesë e punës së Interpolit, i cili arriti të gjejë vendndodhjen e shumë prej tyre. Në nëntor të vitit 2000, u riatdhesua nga SHBA koka e Livias, gruaja e perandorit Oktavian Augusti, vepër e shekullit I p.e.s, (periudha romake). Ndërsa në verën e vitit 2003 u mundësua kthimi nga Greqia i skulpturave “Portreti i Germanikut”, “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze”, të cilat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit në vitin 1991. “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze” u gjetën në eksponatet e Muzeut Nacional Arkeologjik të Athinës, ndërsa “Portreti i Germanikut” u gjet në Muzeun Arkeologjik të Janinës. Punonjësit e muzeut të Butrintit thonë se pajisjet e instaluara tashmë në mjediset e këtij muzeu kanë mbyllur çdo mundësi për grabitjen e veprave të artit. Sipas tyre, muzeu i Butrintit ka tashmë aparatura bashkëkohore kontrolli, me kamera dhe sistem alarmi dhe gjenerator që garanton funksionimin e sistemit të vrojtim-sinjalizimit "non stop".
 
[[File:Butrint albania.JPG|thumb|left|Butrinti me rrenojat e tij]]
 
LEGJENDA
Line 88 ⟶ 90:
ortreti i Agripes. Mermer. Muzeu Kombetar. Tirane. Lartesia 36 cm.
Portreti eshte i shek.l.p.e.s. dhe i takon gjen-eralit romak Markus Vipsianus Agripa, mik e dhender i Augustit. Nga seria e portreteve te realizuara per te dhe qe gjenden ne muzete e Luvrit dhe te Firences, studiuesit mendojne qe portreti i mermerte, i gjetur ne Butrint, eshte me i realizuari. Portreti misheron shprehjen e nje autori romak sipas te cilit “…Agripa i bindej vetem njerit (Augustit), por urdheronte gjithe te tjeret…”. Ne portret shprehet edhe nderimi si strateg per fitoren kunder Mark Antonit dhe Kleopatres ne Aktium me 2 shtator te vitit 31 p.e.s.
 
== Shiko edhe këtë ==
*[[http://galeria.albeu.com/Turizem-Natyre/Parku-Arkeologjik-i-Butrintit/3386/ Fotografi nga Parku Arkeologjik i Butrintit]]