[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Faqe e re: '''Siani''' (kinezçe:西安, anglisht:Xi'an) është gjithashtu një nga 6 qytetet e lashta të Kinës. Pesë qytetet e tjera të lashta janë Laojan, Nankin, Kajfon, Hanxhou dhe Pekin. ...
 
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Siani''' (kinezçe:西安, anglisht:Xi'an) është gjithashtu një nga 6 qytetet e lashta të [[Kina|Kinës]]. Pesë qytetet e tjera të lashta janë Laojan, Nankin, Kajfon, Hanxhou dhe Pekin. Ndër këto 6 qytete të lashta, Siani ka një histori më të gjatë si kryeqytet i dinastive feudale. Në historinë e Kinës Dinastitë Sicou, Qin, Sihan, dhe 7 dinasti të tjera e kishin përcaktuar Sianin si kryeqytet. Prandaj, Siani, ky qytet i lashtë mijëra vjeçar, ka patur ndikim të madh mbi historinë e Kinës dhe , për këtë, asnjë qytet tjetër i Kinës nuk mund të krahasohet me Sianin.
 
Siani është gjithashtu një nga 4 qytetet e lashta të botës. Prandaj ai është një qytet i njohur turistik si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Skulpturat prej argjili të ushtarëve të Dinastisë Qin në rajonin Linton të qytetit të Sinanit konsiderohen si “mrekullia e 8-të në botë”. Zbulimi i mbi 6 mijë skulpturave prej argjili me figura të ndryshme të ushtarëve konsiderohet si zbulimi më i madh arkeologjik i shkellit të 20-të në botë. Krahas kësaj, Siani ka edhe vende të tjera puktoreske, si pagoda Daje, liqeni Huaçin, mali Huashan, etj.