Ndryshimi mes inspektimeve të "Voltaire"

47 bytes added ,  9 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (Faqe e re: thumb|upright|Voltaire në moshën 70 vjeçare '''François-Marie Arouet''' ë më pas u quajt "Dë Volter" ose Volteri, u lind më 21 nëntor [[1694...)
 
v
[[Image:Voltaire.jpg|thumb|upright|Voltaire]]
[[Image:Voltaire dictionary.jpg|thumb|upright|Voltaire në moshën 70 vjeçare]]
'''François-Marie Arouet''' ë më pas u quajt "Dë Volter" ose Volteri, u lind më [[21 nëntor]] [[1694]] dhe vdiq [[30 Maj]] [[1778]], ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit "Luigji i Madh", duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt. Një satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në Bastijë. Gjashtë muaj pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që pati një sukses të madh dhe i dha emër si autor tragjik. Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t'u futur përsëri në burg për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli. Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të Xhon Lokut.
 
Kjo periudhe do të ishte vendimtare për jetën dhe veprën e tij të ardhshme. Letrat filozofike, të shkruara në mërgim dhe të botuara më 1734 në Francë, u sekuestruan nga Parlamenti i Parisit, u dënuan si armike të fesë dhe të shtetit dhe u dogjën publikisht. Për t'i shpëtuar një burgimi të ri, Volteri u strehua në Sirei, në Lorenë, në kështjellën e markezes së Shatëlesë, ku iu kushtua studimeve të tij filozofike, historisë dhe shkencave fizike dhe natyrore. Një lidhje e lumtur prej pesëmbëdhjetë vjetësh me "Emilinë hyjnore" i dha mundësinë të punonte - në shoqërinë e markezes - mbi komente të gjata mbi shkrimet e Njutonit dhe të Laibnicit. Më 1749, vdekja e zonjës së Shatëlesë e goditi rëndë dhe e bëri të pranonte një ftesë në Potsdam të Frederikut II të Prusisë, me të cilin kishte letërkëmbim që nga viti 1736. Pas prishjes së miqësisë me Frederikun e Madh më 1753, Volteri u nis për të banuar në Gjenevë.
3.535

edits