[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 37:
:"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".''<ref>Fjalimi i Shk. P. Anton Harapi O.F.M., në [[Hylli i Dritës]], 1944 (XX), n. 1, fq. 6.</ref>
 
Ky post qeveritar në kohën e okupacionit gjerman në Shqipëri vulosi fatin e Atë Antonit. Pas fitorës së Ushtrisë nacional-çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të [[Dukagjini]]t, në katundin Pulth-Plone Planit në Pult të Dukagjinit, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist.
Në qershor 1945 një kompani ushtarësh erdhi në atë zonë për të kapur priftin antikomunist, dhe në ditën e tretë e gjetën në atë shtëpi ku kishte marrë strehim. Ai u zbulua për arsye se kishte lënë një protezë dhëmbësh në një gotë uji mbi parmakun e oxhakut. Mbrapa vatrës ishte një vend i fshehtë ku rrinte patër Anton Harapi. [[Skeda:At Anton Harapi ne gjyq.jpg|thumb|right|Nga gjyqi i At Anton Harapit (lart, mes).]]
Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në [[Tiranë]]<ref>[http://revistamapo.com/shqipni.php?id=169&KeepThis=true&TB_iframe=true&width=695&height=600 Gjyqi i Padër Antonit] nga revista "MAPO"</ref>, Atë Anton është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij. Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit.[[Skeda:219-Gjyqi-1.jpg|thumb|left|Padër Harapi në gjyq]]