Hajredin Kuçi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
removing image due to copyright problems
vNo edit summary
Rreshti 4:
 
Prej veprave akademike, ''«The Independence of Kosova/o: A Stabilizing or Destabilizing Factor in the Balkans»'' (Pavarësia e Kosovës: faktor stabilizues apo destabilizues për Ballkanin) u botua në [[Shtetet e Bashkuara]] në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës para opinionit ndërkombëtar.
 
Hajredin Kuçi, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë. Është Profesor i asocuar i Fakultetit Juridik dhe Departamentit të Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Drejtën e Unionit Evropian, Institucionet dhe Politikat e Unionit Evropian, të Drejtën ndërkombëtare private dhe Konfliktin e ligjeve. Ka qenë profesor vizitor në disa Universitete evropiane, në SHBA dhe në vendet e rajonit.
 
Studimet e drejtësisë i ka kryer në Prishtinë më 1993. Studimet e para të magjistraturës i ka kryer në Prishtinë në drejtimin civilo-ekonomik, magjistraturën e dytë e ka kryer në Universitetin e Bilkent-it në Ankara, Turqi, ndërsa, studimet e doktoranturës i ka kryer sipas sistemit modular të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Graz-it në Austri, me mentor Prof. Dr. Wilibald Posch, ku edhe ka fituar titullin shkencor “Doktor i shkencave juridike ndërkombëtare”.
 
Nga viti 1992 deri në 1994, ka qenë kryeredaktor në revistën studentore “Bota e Re”. Nga viti 1992 deri në 1996, ka qenë zëvendëskryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1996 deri në vitin 2004, ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me jashtë i Universitetit të Prishtinës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, 2004, 2007 dhe 2010, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Kosovës. Nga viti 2004 deri në 2005, ka punuar si Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës.
 
Në vitin 2006 është zgjedhur, Kryetar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga viti 2008, është Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa nga shkurti i vitit 2011 edhe Ministër i Drejtësisë. Po ashtu është Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nga viti 1999 e tutje.
 
Ka qenë pjesëmarrës i një numri të madh të seminareve, konferencave dhe simpoziumeve, të cilat janë organizuar nga institucione me peshë ndërkombëtare.
 
Po ashtu, ka publikuar punime shkencore, artikuj në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, në zhvillimet juridiko-politike dhe ato të bashkëpunimit ndërkombëtar.
 
Është nderuar me çmime dhe mirënjohje të ndryshme, ku duhet veçuar: çmimin “Student i dalluar”, i dhënë nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1992, mirënjohjen për menaxhim të suksesshëm, e dhënë nga zyra e redaksisë e gazetës “Bota e Re”, në vitin 1996, mirënjohjen nga Unioni i Pavarur i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, për udhëheqje te suksesshme në vitin 1997, mirënjohjen nga Universiteti i Prishtinës për kontribut të veçantë në Universitet, në përvjetorin e 30-të, të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000, mirënjohjen nga La Rouche College, Pittsburgh SHBA, për kontribut në bashkëpunim universitar dhe ngritje të edukimit në nivel ndërkombëtar në vitin 2004.
 
Hajredin Kuçi jeton në Prishtinë, është i martuar me Fatmire Kuçin dhe kanë katër fëmijë: Argona, Jonida, Etna dhe Joni. Flet dhe shkruan gjuhën angleze dhe serbe.
 
==Referencat==
[http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,102,523 Kuvendi i Kosovës, “Hajredin Kuçi”]
[http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,6,316]
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]