Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Faqe e re: '''Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar''', në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i t...
Rreshti 1:
'''Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar''', në [[Korçë]], u përurua më 24 Prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.
'''Muzeu i Artit Mesjetar''' ndodhet në qytetin e [[Korçë]]s dhe është ndërtuar në vitin 1980 dhe është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të shpallura monumet kulture. Siç kuptohet edhe nga emri ky muze konservon trashgimin më me vlerë të krijuar nga piktorët shqiptar për pesë shekuj. Në pavilionin e artit ikonografik janë ekspozuar pikturat me prestigjoze të erës pas bizantine. Ato janë të [[shekulli XII|shekullit XII]] e [[shekulli XIV|XIV]]. Ky muze përmban 7500 objekte artistike prej guri, druri, leshi , argjendi dhe metale të tjera, kostume folklorike dhe objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare. Rreth 1200 objekte shumica me përkatesi kohore nga epoka bronzit dhe epokës së hekurit, dhe rreth 6000 jane ikona.
Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.
 
==Referenca==
[http://www.mtkrs.gov.al/web/Muzeu_Kombetar_i_Artit_mesjetar_Korce_568_1.php]
 
[[en:National Museum of Medieval Art]]
{{cung}}
 
[[Kategoria:Korçë]]
[[Kategoria:Muze në Shqipëri]]