Bedri Myftari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 20:
Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, [[Çamëri]]në, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në [[Shqipëri]]. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në [[Fier]], të mesmen, një teknikum financiar, në [[Tiranë]], po ashtu edhe gjimnazin në Tiranë.
 
Në fillim të viteve ’60 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ([[LSHA]])
në vitin [[1966]]. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe “Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare.
 
Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh: Bedri Myftari, [[Suzana Selenica]], [[Bilal Xhaferri]], [[Namik Mane]], [[Zyhdi Morava]], [[Faik Ballanca]], [[Roland Gjoza]], [[Kostandin Dhamo]], [[Sadri Ahmeti]], etj, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe u quajt “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi” dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.