Katedralja e Frajburgut: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Katedralja e Frajburgut''' i kushtohet '''“Zojës Sonë”''' dhe është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të mëparshme të stilit romak. Katedralja është në stil gotik e n...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 25 shtator 2011 16:42

Katedralja e Frajburgut i kushtohet “Zojës Sonë” dhe është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të mëparshme të stilit romak. Katedralja është në stil gotik e ndërtimi i saj zgjati nga viti 1200 deri në mesin e shekullit XVI. Këmbanorja, e lartë 116 metra, është simbol i Frajburgut dhe mban 19 këmbana, ndër të cilat, njëra është nga më të lashtat në Gjermani. Hosanna-Glocke daton 1258. Brenda kishës ka vetrata të çmuara mesjetare, si edhe shumë vepra arti, ndër të cilët elteri kryesor, vepër e Hans Baldung Grien dhe një elter tjetër, vepër e Hans Holbein i Riu. Akoma vazhdon restaurimi pas dëmeve të Luftës II Botërore.[1]


Referencat