Progonati: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 37:
Në ceremoninë e 100-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Progonat të [[Kurvelesh]]it të Sipërm, historianët dhe oratorët sollën fakte të pa publikuara më parë për historinë e mësimit të shqipes në këtë krahinë. Sipas historianëve, që në vitin [[1790]], misionarë [[arbëreshë]] të ardhur nga [[Italia]] e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mësonin banorëve të Kurveleshit dhe [[Himarë]]s [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], duke përdorur si libër bazë "Doktrina e Krishterë" e Budit.
"Mirëpo, pavarësisht se nga kjo nismë cenoheshin interesat e pushtuesve osmanë, ajo që reagoi më pozitivisht pranë autoriteteve qendrore osmane ishte Patriarkana e Stambollit, që kërkoi masa ndëshkimore dhe që pas persekutimeve dhe ndëshkimeve të rrepta të administratës pushtuese turke u ndërpre mësimi i shqipes nga misionarët arbëresh", thekson ish-nxënësi i kësaj shkolle dhe
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën deklarimet e bëra nga politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi me prejardhje nga kjo trevë. Sipas Xhufit, Progonati është fshati i Progonit dhe emri Progon është autentik mesjetar shqiptar që shfaqet që në shekullin XI. Progon quhet në vitin 1190 princi i shtetit të Arbërit, i të parit formacion shtetëror mesjetar shqiptar që shtrihej në krahinat midis Mati dhe Shkumbinit dhe që kishte si kryeqendër Krujën.
|