Kisha e Marmiroit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 10:
 
== Përshkrim Historik ==
E gjithë treva Erikua ose siç është quatur trekëndëshi [[Dukat]], [[Tragjas]], [[Radhimë]] është një prej rajoneve që mbart në vetvete shumë vlera të karakterit kulturor, historik, etnografik, ekologjik, etj.
 
Ndërkohë që në veri të kishës ndodhet Baza ushtarake detare e Pashalimanit, laguna me të njëjtin emër dhe rrënojat e Orikut. Oriku anti jetoi gjatë shekujve VI p.k. Ai ishte një qytet që lindi si rrjedhoje e proçesit kolonizimit Grek. Përmendet si teatër i luftimeve midis Romakevë gjatë luftërave civile, si qyteti i parë që u pushtua nga Çezari. Gjatë mesjetës ai do të quhet me emrin JERIKO dhe funksionoi si qytet i vogël, i paisur dhe me një port. Në shekullin e XV kur u pushtua nga turqit ai u quajt Pashaliman dhe u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ndërkohë që disa kilometra më sipër ndodhet Dukati i ri, i lindur si rezultat i zbritjeve të banorëve nga Dukati i vjetër. Ky i fundit ndodhet në fund të luginës aty ku bashkohen malet e Çikes dhe Lungarës. Pikërisht këtu buron një përrua i rrëmbyer, i cili quhet nga vendasit Lumi i Dukatit.