Ndryshimi mes inspektimeve të "Hermann Goering"

5.977 bytes added ,  9 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v
[[Skeda:Hermann-Goering.JPG|thumb|250px|Goering]]
'''Hermann Wilhelm Göring''' ose '''Hermann Goering''' ([[12 janar]] [[1893]] — [[15 tetor]] [[1946]]), ka qënë politikan dhe ushtarak, një prej figurave më të spikatura të Gjermanisë naziste.
 
==Vitet e para==
Në vitin [[1913]] pranohet në shkollën ushtarake. Në [[1914]] gradohet si toger e më [[1915]] pas fillimit të [[Luftës së Parë Botërore]] kaloi në flotën e sapo krijuar ajrore të Preandorisë Gjermane. Në një kohë mjaft të shkurtër u bë '''asi i aviacionit''' gjerman, pjese e skuadrës sulmuese të ''Baronit të Kuq''. Pas vdekjes së komandatit të flotës ajrore, Goering bëhet komandat i përgjithshëm i saj. Kishte një talent dhe zotësi të jashtëzakonshme në betejat ajrore aq sa në pak kohë ishte dekoruar me '''Kryqin e hekurt të Klasit të I-rë dhe të II-të'''. Pas përfundimit të luftës së parë botërore, punoi në aviacionin civil në [[Danimarkë]] e në [[Suedi]]. Gjatë një udhëtimi që po kryentë për kontin e Suedisë, njohu kunatën e tij, një nga femrat më të bukra në Suedi e cila ishte e martuar por anulloi martesën pasi u dashurua me pilotin e ri Goering.
Goering u transferua me të shoqen në [[Mynih]] ku studioji ekonomi. Në [[1921]] ai u njoh me Hitlerin ku lindi një miqsi e ngushtë, idealet e tyre ishin për të ndërtuar ''botën e re''. Ishte pikërisht Goering i cili u anëtarësua në rradhët e partisë nacional-socialiste të gjermanisë, dhe falë miqsive të tij anëtarësoi edhe Hitlerin një rreshter ish-vagabond i rrugëve të [[Vienë]]s. Menjëherë ai u vu në punë për të organizuar skuadrën para-ushtarake të Partisë Naziste.
 
==Nazistët në pushtet==
Në [[1928]] zgjidhet deputet në ''Reichstag'', ishin kohët e arta të Partisë Naziste e cila ishte më e madhja në [[Gjermani]]. Në [[1932]] bëhet president i ''Reichstag-ut'' gjerman, e fillon ti hapë rrugën Hitlerit për të bërë [[Kancelar]] i gjermanisë. Me ardhjen e [[Adolf Hitler]] në psuhtet, Goering shkriu policin e vjeter sekrete dhe krijoi [[Gestapo]]n, e në krye të saj [[Heinrich Himmler]]. Ka qënë pikërisht Goering ai i cili hodhi idenë për të krijuar [[Kampe përqëndrimi]] për armiqtë e nacional-socializmit gjerman duke hapur kampin e parë në Orianenburg të Gjermanisë.
Në [[11mars]] [[1935]] krijoi ''Luftwaffe'' aviacionin luftarak gjerman. Pas vdekjes së bashkëshprtes prej tuberkulozi në [[1938]] martohet me aktoren Emmy Sonnemann e cila i solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Edda në nder të vajzës së [[Benito Mussolini]]t.
 
==Lufta e II-të botërore==
Në [[1938]] pas aneksimit të [[Austisë]] atij ju dha grada ushtarake e ''Feldmarishall'' grada me e lartë deri në atë kohë. Në [[1939]] krijon ''zyrën qëndrore të emigrimit të hebrenjve'' nga Gjermania. Në [[1941]] me urdhër të Hitlerit ai arkitektoi '''zgjidhjen finale të problemit hebre'''. Pas suksesit ndaj sulmit mbi [[Francën]] ai u emërua me gradën më të lartë në historin e ''Reich'' gjerman e krijuar pikërisht për të, ai u gradua ''ReichMarishall''. Një vit më vonë më [[29 qershor]] [[1941]] ai u emërua në një testament nga Hitler si pasardhësi i tij në Reich, në çdo rast si në vdekje të Hitlerit apo në pamundësi të tij per të ushtruar udheheqjen e Reich, do të ishte vetëm Goering pasardhës i tij. Sukseset e tij do të ndaleshin pas dështimit në betejën e [[Britanisë së Madhe]] ku u dallua superioriteti i aciacionit Alleat mbi atë nazist.
Kur lufta kishte marr një kthesë në disfavor të gjermanisë, Goering e kishte humbur besimin e Hitlerit dhe u izolua në jetë private dhe luksi duke mos u interesuar se çfarë ndodhte rreth tij.
 
==Vdekja==
Lufta ishte drejt fundit dhe humbja ishte pranë. Hitler ishte izoluar në [[Berlin]], ndërsa Goering me skuadrën e tij ishte në Alpet e Berlinit. Pas refuzimit të Hitlerit që të braktiste bunkerin në Berlin, ai në bazë të dekret ligjit të [[1941]] i cili emëronte Goering si pasardhës të tij, ky i fundit dëshironte që ta dëgjonte vetë nga Hitleri trashgiminë e udhëheqjes. E për këtë motiv i telefonon Hitlerit, por nën efektin e disa krizave nervore Hitler i këshilluar dhe me Martin Bormann armik i betuar i Goering, e interpreton telefonatën e Goering si '''tradhëti''' ndaj Reich dhe ndaj tij personalisht me qëllim për ti marrë pushtetin. Për këtë motiv Hitler urdheroi [[SS]] që të arrestonin ''ReichMarishall Hermann Goering'' por jo ta ekzekutonin. Këtë urdher arresit me mjaft kënaqsi e mori për zbatim pikërisht Bormann, por ky urdhër nuk u zbatua nga SS sepse tek ata mbërriti lajmi për vetëvrasjen e Hitlerit. Pas armëpushimit pa kushte të gjermanisë më [[8 maj]] [[1945]] Goering u dorëzua tek ''Aleatet''. Mbërritja e tij në kampin amerikan u prit me festime nga amerikanet të cilët për nder të Goering shtruan darkë, menjëherë kur presidenti amerikan Ajzenhauer u njoftua për këtë ndodhi dënoi komandantin amerikan të asaj baze. Në këtë moment Goering kuptoi që nuk do të trajtohej si një përfaqsues i palës së mundur me trajtimin e nderit për të mundurit, por si një kriminel lufte.
Në '''Gjyqin e Nyrenbergut''' ai u akuzua për krime lufte, krime kundër njerzimit, dhe agresion luftarak. Goering kur degjoi vendimin e trupit gjykues për dënim me varje, kerkoi të pushkatohej me nder si ushtarak që ishte, por trupi gjykues e refuzoi kërkesën. Agimin e ditës [[15 tetor]] [[1946]] kur do të zbatoheshin ekzekutimet me varje, ai vrau veten duke u helmuar me një kapsul cianuri e cila i ishte dhënë fshehurazi nga një toger i ushtrisë amerikane Jack "Tex" Wheelis me të cilin Goering kishte krijuar raport miqsie. Togeri amerikan i dha sendet personale të sekuestruara në të cilat ndodheshin 3 kapsula cianuri. Goering në shenjë falenderimi i dhuroi orën e tij personale me mbishkrimin e incialve ''HG'', dorezat e tij të bardha dhe nje fotografi me dedikim. Kapsulat e cianurit ishin të zakonshme të mbaheshin nga ushtarakët e lartë për të evituar rënien në duart e armiqve.
 
 
[[Kategoria:Lufta e Dytë Botërore]]
[[Kategoria:Nazizëm]]