Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== 1940-44: Instituti i Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave==
[[Skeda:ISSH.gif|thumb|330px|right|Nga e majta: [[Vangjel Koça]], [[Aleksander Xhuvani]], [[Anton Paluca]], Át Anton Harapi, [[Xhevat Korça]], Mustafa Merlika Kruja, [[Ernest Koliqi]], [[Dhimitër Berati]], Át Zef Valentini, [[Karl Gurakuqi]], [[Ekrem Vlora]], Nicola Lo Russo Attoma e [[Dom Lazër Shantoja]])]]
Gjatë viteve të pushtimit fashist, një prej ngjarjeve që meriton t' i kushtohet vëmendje e veçantë është krijimi dhe veprimtaria e Institutit të Studimeve Shqiptare, ëndërre kahershme e intelektualëve e patriotëve shqiptarë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10.</ref>.