Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 33:
*[[1921]]: Në vitin 1921, Qeveria e [[Tiranë]]s, e dalë nga [[Kongresi i Lushnjes]], e gradoi Muharremin me gradën toger, dhe e emëroi zv. komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës (me qendër në [[Kruma|Krumë]]). Këtë detyrë ai e vazhdoi deri në vitin [[1924]].Në zgjedhjet e vitit 1921, të parat në historinë e vendit, [[Ahmet Zogu]] propozoi edhe emrin e Muharrem Bajraktarit si kandidat për deputet. Por Muharremi, në ato vite ende një djalë i ri, me sa duket nuk pranoi dhe vazhdoi karrierën ushtarake duke qenë gjithmonë përkrah Zogut dhe Partisë Përparimtare ku ai bënte pjesë. Deputet i parë i Lumës u bë Mustafë Lita, nga fisi i njohur i Litajve.
 
*[[1923]]: Në trazirat e vitit 1923, Muharremi qëndroi i palëkundur në detyrën e tij. Në mars të vitit [[1922]] kishte dështuar një tentativë për të rrëzuar me grusht shteti qeverinë e Xhaferr Ypit i cili më pas dha dorëheqjen dhe i la vendin Ahmet Zogut. Në janar të vitit 1923,një<br grup/>
kundershtaret banditëshpolitike te udhëhequrudhehequr nga [[Bajram Curri]] sulmojnë Krumën. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Kosovës (Sot Qarku i Kukësit), rezistoi në menyrë të admirueshme përballë Bajram Currit,i dalluar për luftërat e tij si ndaj pushtuesve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ai gjithashtu udhëhoqi operacionin e forcave të Xhandarmërisë së Prefekturës për rivendosjen dhe mbrojtjen e rendit kushtetues që kërcënohej nga Bajram Curri dhe banditët e tij.
 
*[[1924]]: Në maj 1924 pikërisht nga [[Kruma]] (asokohe qendër e Prefekturës së Kosovës nisi i ashtuquajturi "Revolucioni Demokratiko-Borgjez i Qershorit" që nuk ishte gjë tjetër veçse një grusht shteti ushtarak ndaj qeverisë legjitime të [[Shefqet Verlaci]]t. Muharrem Bajraktari i kapur në befasi pas një përpjekjeje disa orëshe,dhe gjithashtu me urdhër të Zogut u terhoq. Ahmet Zogu, siç tregojnë gjithë dokumentat seriozë,nuk dëshironte një gjakderdhje të kotë. Mesa duket ai e kishte parashikuar dështimin e qeverisë së "revolucionit" prandaj dhe u tërhoq. Me [[12 qershor]], Zogu u largua në [[Jugosllavi]], duke lënë 4 shokë të tij në [[Shqipëri]] për të organizuar rezistencën. Njëri prej tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari. Dështimi total i Nolit dhe anarkia në të cilën u zhyt vendi i dhanë mundësi Zogut të hynte në Shqipëri dhe me [[24 dhjetor]] 1924 ai hyri në Tiranë. Këtu mori fund edhe qeveria puçiste e Nolit dhe filloi një epokë e re për vendin, Periudha e Zogut. Këtu merr fund edhe kjo etapë e rëndësishme e karrierës së Muharrem Bajraktarit.