Shkaqet për shpërthimin e Krizës Lindore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
 
==Probleme ekonomike==
Në vitet 70 [[ekonomia]] e [[Perandoria osmaneOsmane|perandorisë osmane]] ndodhej në një amulli të përgjithshme. Gjatë dy dekadave të fundit vërshimi i mallrave të [[indusrtia|industrisë]] evropiane ishte trefishuar.
 
Më [[1875]] niveli i eksportit përfaqësonte çerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar në kulm. [[Porta e Lartë]] ishte e detyruar të merrte çdo vit nga jashtë borxhe të reja, pasi me të ardhurat buxhetore nuk përballonte dot as gjysmën e shpenzimeve të veta. Më [[1875]] të ardhurat ishin 800 milionë franga ari, kurse borxhet e saj të jashtme kapnin 5,3 miliardë franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje të shlyente jo vetëm këstet e kredive, por as kamatën e tyre të përvitshme.