Shkaqet për shpërthimin e Krizës Lindore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
 
==Probleme politike të jashtme==
Edhe gjendja ndërkombëtare po zhvillohej në dëm të saj. Gjatë viteve 70 kishte dalë në skenë [[Perandoria Gjermane]], e cila kishte filluar të trondiste pozitat ndërkombëtare të dy perandorive koloniale, të Anglisë dhe të Francës. Disfata që pësoi [[Franca]] nga [[Prusia]] ([[1871]]), i dha rast Rusisë cariste të hidhte poshtë nenet e Traktatit të Parisit ([[1856]]), që e pengonin të armatosej në Detin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Po ashtu, [[Austro-Hungaria]], pas disfatës që kishte pësuar politika e zgjerimit të saj në Gjermani e në Itali, kishte filluar të aktivizohej në drejtim të [[Ballkan|Gadishullit Ballkanik]] dhe të [[Deti Egje|detit Egje]]. Gjatë kësaj kohe edhe [[Italia]], e cila kishte përfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrë në radhët e Fuqive të Mëdha, ndonëse ishte ende e dobët, aspironte të vinte një këmbë në bregdetin lindor të Adriatikut.
 
Si pasojë e këtyre ndryshimeve, përballë [[Anglia|Anglisë]] e [[Franca|Francës]], të cilat përpiqeshin si edhe më parë ta mbanin në këmbë Perandorinë Osmane, tani, gjatë viteve 70, qëndronin dy fuqi të tjera të mëdha që dëshironin shembjen e saj të shpejtë - [[Rusia]] cariste dhe [[Austro-Hungaria]]. Për të vënë në jetë planin e saj ekspansionist, Rusia filloi të nxiste popullsitë e shtypura të Turqisë Evropiane për kryengritje kundër Portës së Lartë dhe sidomos shtetet sllave ballkanike për luftë kundër Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili në të vërtetë çonte në nënshtrimin e kombësive sllave dhe josllave ndaj politikës cariste.