[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Transmetuesi ishte 1 kw dhe kishte pak pajisje transmetimi dhe regjie. Radio ishte dhuratë e një botuesi italian të medias, Nicola Grauso, i cili kishte parë në RAI djegien e gazetës më të madhe në Shqipëri, gazetës "Koha Jonë" me 3 mars 1997 dhe erdhi me avion çarter duke i dhuruar botuesit Lesi 10 kompjutera makintosh dhe nje stacion modest radioje. Pra këtu nisi "aventura" e radios së parë private në Shqipëri.
 
Më pas radio u kompletua me dy zyra dhe një dhomë transmetimi në rrugën "Sami Frashëri", pallati 26/2, Tiranë ose edhe më saktë në një prej hyrjeve private (shtëpi) të botuesit Lesi. Radio KOHA gjatë vitit 1997, 1998 dhe 1999 mbeti e para në tregun e mediave private. Më pas dolën konkurente të tjerë nga fusha e biznesit të cilët filluan transmetime dixhitale dhe konkuruese. Gjatë viteve të saja radio KOHA ka patur gazetarë të shkëlqyer që janë ndër më të njohurit e tregut të medias radiofonike në Shqipëri si Alban Dudushi, Enkel Demi, Mimoza Picari, ValiEno GjokaPOPI, Eriona Shehu, Adi Krasta, Anila Jole, Amalia Dhamo, IngritIndrit Cobani
 
Në fillim të vitit 2006 radio KOHA i është shitur një kompanie tjetër mediatike.