Ndryshimi mes inspektimeve të "Çerçiz Topulli"

ska përmbledhje të redaktimeve
Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 [[nëntor]] 1912 u vu në shërbim të qeverisë së [[Ismail Qemali|I. Qemalit]] dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të [[Haxhi Qamili]]t në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e [[Muço Qulli]]n i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit ([[Shkodra|Shkodër]]) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe [[Enver Hoxha]], i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve.
 
==Monumenti i tij në GjitrokastërGjirokastër==
Më 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori [[Odhise Paskali]] me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
[[Skeda:2007061833.jpg|thumb|left|200px|Gjirokastër 1934]]
Anonymous user