Content deleted Content added
Ndijimi
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 23 tetor 2011 19:23

Psikofizika është ajo degë e psikologjisë që krahason energjinë fizike të një ngacmuesi me ndijimin që raportohet nga një subjekt. Një ngacmues duhet të ketë një farë minimumi të energjisë para se të diktohet nga një receptor ndijues. Disa nga shqisat tona duket se kanë pragje jashtëzakonisht të ulët.

P.sh, Galanter (1962), raportoi se ne jemi në gjëndje të përceptojmë krahun e një blete që bie mbi faqen tonë. Po ashtu ne mund të nuhasim një pikë parfumi të përhapur brenda një apartamenti me madhësi të mesme.



Pragu absolut.

Kur bëjmë pyetjen se cili është minimumi i intensitetit të dritës që mund të shohim, ose minimumi i presionit të tingullit që mund të dëgjojmë, jemi duke pyetur për pragun absolut të këtyre shqisave. Pragu absolut është sasia minimale e energjisë fizike që nevojitet për të prodhuar një ndijim. Në metodën e ngacmuesit konstant, eksperimentuesi përcakton pragun absolut duke provuar ngacmues me intensitete të ndryshme dhe sbjekti duhet të raportojë për praninë ose mungesën e tyre.