Komedia Hyjnore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1+) (roboti shtoj: ia:Divin Comedia
v r2.7.2) (roboti shtoj: lad:La Divina Komedia; Ndryshime kozmetike
Rreshti 2:
 
Vepra paraqet një alegori epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme: [[Ferri]]t, [[Purgatori]]t dhe [[Parajsa|Parajsës]]. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.
== Përmbajtja ==
Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.
=== Udhëtimi imagjinar ===
Rreshti 14:
 
=== Rrafshet kuptimore ===
[[FiguraSkeda:Dante in Florence, Italy..jpg|thumb|200px|Shtatore e Dantes, Firence]]
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një domethënie.
Është vështirë të ritregohet me disa fjalë subjekti i tërësishem i Komedisë: në fakt, temat janë të ndryshme dhe ndërrojnë shumë herë. Elementet bashkuese janë prania e përhershme dhe e qëndrueshme e disa protagonistëve dhe tema e udhëtimit, i cili mund të shihet po ashtu si një ndryshim moral e fetar i personazheve. Protagonistët e këtij udhëtimi janë tre: I pari është Dantja, simbol i shpirtit njerëzor, i dyti është Virgjili, simbol i arsyes njerëzore, udhëheqës i tij nëpër Ferr dhe Purgator, e treta është Beatriçja simbol i dashurisë hyjnore, që e udhëheq Danten nëpër rrugët e ngritjes shpirtërore, rrugë e cila përfundon në Parajsë.
Rreshti 25:
 
Vendlindja e tyre ishte Italia. Ky vend ishte në pararojë të zhvillimit shoqëror, për shkak të së kaluarës së saj të lavdishme politike dhe kulturore, gjurmët e të cilës ruheshin akoma, pavarësisht nga pushtimet e shumta të barbarëve, si dhe për shkak të vendndodhjes së saj të favorshme gjeografike si ndërlidhëse midis Perëndimit dhe Lindjes, të tregtisë që zhvillohej midis tyre, e cila sillte jo vetëm fitime por edhe ndikime të ndërsjellta nga më të ndryshmet midis këtyre dy botërave.
[[FiguraSkeda:Dante Alighieri01.jpg|thumb|250px|Shtatore e Dantes, [[Uffizi]], Firence.]]
 
Qendrat më të përparuara të zhvillimit shoqëror të kësaj kohe ishin qytetet italiane, midis të cilëve dallohej Firencja, ku në maj të vitit 1265 lindi Dante Aligieri.
Rreshti 44:
 
Mërgimi qe i rëndë. Në fillim ai bashkëpunoi me shokët e tij në mërgim për t'u kthyer përsëri në vendlindje, por shumë shpejt u nda prej tyre. Mendimet për Firencen dhe qëndrimin e fiorentinëve ndaj tij ai i shpreh nëpërmjet Bruneto Latinit (Ferri, K. XV, vv. 61-76), i cili, pasi i thotë se në këtë qytet, që është bërë "fole për të pandershëm", të ardhurit që kanë mbushur qytetin çdo të mirë do ta shohin me armiqësi, dhe "qejf të të grijnë dy partitë kanë", e këshillon që të mbështetet në "fatin e mbarë" dhe të mos shpresojë në dashamirësinë e bashkëqytetarëve. Në fillim u strehua tek sundimtarët e Veronës, por pastaj u largua prej tyre dhe u end nëpër oborret e sundimtarëve që kishin namin e njërëzve dashamirës të arteve dhe shkencës. Dante shpesh ankohet për fatin e tij, duke e krahasuar veten me një barkë pa vela e pa timon që era e shpie sa në një port në tjetrin.
[[FiguraSkeda:DanteTomb01.jpg|thumb|300px|Varri i Dantes në [[Ravena]]]]
Por mërgimi pati edhe një pasojë pozitive: ai e zgjeroi horizontin e Dantes, i cili nga një qytetar i Firences u bë qytetar i gjithë Italisë. Duke qenë i mërguar, Dante u ballafaqua me Italinë e kohës, ku sundonte përçarja dhe jo ligji, dhe kjo e pasuroi eksperiencën e tij jetësore dhe, si rrjedhim, edhe librin e tij.
 
Rreshti 60:
 
E vërteta është se poema ka një strukturë komplekse alegorish e simbolikash, të planeve të ndryshme, për shpjegimin e të cilave kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin mendjen shumë studjues dhe komentues, por kjo nuk pengon aspak që ajo të jetë plotësisht e kapshme nga lexuesi në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë.
[[FiguraSkeda:Dante alighieri.jpg|thumb|left|300px|Portret i Dantes]]
Forma e poemës është gjithashtu e dyfishtë. Struktura e saj mbështetet në numrin tre në raport me numrin një: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), të ndara secila në 33 këngë, që përbëjnë gjithsejt 99 këngë në raport me një këngë (Këngën e parë të Ferrit që shërben si hyrje). Vargjet janë të ndarë gjithashtu në tercina (strofa me tre vargje). Vargu i parë dhe i tretë rimojnë bashkë, ndersa i mesit rimon me vargun e parë dhe të tretë të tercinës pasardhëse. Kjo rimë "trefishe" është shpikje artistike e vetë Dantes. Përdorimi i numrit tre përputhet me konceptin e Dantes se arti është imitim i natyrës (jetës), që përshkohet nga Trinia e Shenjtë e Krijuesit. Prandaj dhe ky numër manifestohet vazhdimisht nga Dante në poemë, ashtu siç manifestohet ai në jetë nga Providenca. Vargu është trokaik, pra rrokja e fundit është gjithnjë paraoksitone dhe lejon të ketë një pauzë më të madhe midis vargjeve, gjë që, krahas rimës trefishe, bën që poezia të tingëllojë veçanërisht melodioze dhe harmonike.
 
Rreshti 78:
 
=== Në kryeqendër të veprës është vetë autori ===
[[FiguraSkeda:DanteflorenceCEL.jpg|thumb|350px|Varri pëkujtimor i Dantes në [[Bazilikën e Kryqit të Shenjtë]], Firence.]]
Nga njëra anë, bota që ai përshkruan është krijesë e tij, e imagjinatës së tij, mbështetur në teologjinë e krishtere dhe etikën pagane, nga ana tjetër, ai shëtit nëpër të si një kalimtar i rastit, në një kohë kur, siç thamë, vetë është gjyqtari, ndëshkuesi dhe njeriu që ka gjetur mënyrat më të përshtatshme të ndëshkimit.
Rreshti 92:
Vepra e Dantes edhe sot demaskon dhunën që për fat të keq vazhdon të ushtrohet kundër popujve dhe kundër individit.
 
== Botime në shqip ==
Një përkthim i titullit origjinal ''La Divina Commedia'' d.m.th i veprës ''Komedia Hyjnore'' i bërë nga [[Pashko Gjeçi]], i redaktuar nga [[Ali Podrimja]] për bibliotekën ''ORFEU'' dhe i botuar nga Redaksia e botimeve "RILINDJA" më 1981 në Prishtinë gjendet ende në qarkullim (botimi i dytë i saj). Edhe pse si ''fjala hyrëse'' "Figura e Vigane e Dantes" e këtij botimit duket të jetë shkruar nën ndikimin e kohës, prapë se prapë vetë hyrja e saj <tt>''Shekujt janë të pamëshirëshem por të drejtë: hedhin në pluhurin e harresës si leckë të panevojshme çdo gja që vjetërohet dhe ruejnë si gur të çmueshëm çdo gja që ndryn në vehtvehte rinin e përjetëshme... ''</tt><ref><tt>Dante Aligieri, ''Komedia Hyjnore'', Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë, 1981.</tt></ref> e pasqyron llojin e ndikimit. Si do që të jetë, pas rrjedhave nga vitet '90-ta të shekullit të kaluar, rifreskimi stilizimit për lexuesit duket të jetë i mirëseardhur.
 
 
== Burimi i të dhënave ==
<references/>
== Lidhje të jashtme ==
{{Libri|Pepili/Komedia Hyjnore|Pepili:Komedia hyjnore}}- me Kangën e fundit të Parajses (XXXIII)
 
[[Kategoria:Dante Aligieri]]
 
Line 139 ⟶ 140:
[[ku:Komediya Xwedayî]]
[[la:Divina Comoedia]]
[[lad:La Divina Komedia]]
[[lt:Dieviškoji komedija]]
[[lv:Dievišķā komēdija]]