Dallime mes rishikimeve të "Psikofizika"

3.241 bytes removed ,  11 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
vNo edit summary
vNo edit summary
 
 
 
 
 
=='''Pragu absolut.''' ==
Kur bëjmë pyetjen se cili është minimumi i intensitetit të dritës që mund të shohim, ose minimumi i presionit të tingullit që mund të dëgjojmë, jemi duke pyetur për pragun absolut të këtyre shqisave. Pragu absolut është sasia minimale e energjisë fizike që nevojitet për të prodhuar një ndijim. Në metodën e ngacmuesit konstant, eksperimentuesi përcakton pragun absolut duke provuar ngacmues me intensitete të ndryshme dhe sbjekti duhet të raportojë për praninë ose mungesën e tyre.
 
Në një eksperiment që kryhet për të përcaktuar pragun absolut të ndijimit, subjekti duhet të jetë në një dhomë ku nuk depërtohet nga zhurma, dhe eksperimentuesi mund të paraqesë tinguj të intensiteteve të ndryshme, prej atyre shumë të ulëta që subjekti mund të mos i dëgjojë gjer tek ato shumë të larta, që është plotësisht i sigurtë që do të dëgjohen. Ndërmjet këtyre ekstremeve ndodhet pragu absolut. Zakonisht pranohet se pragu absolut është niveli që prodhon një ndijim reagues 50% të kohës.
 
Ne i përdorim pragjet absolute gjatë gjithë kohës. Ne mund të përdorim një sasi kundërmuese parfumi ose locioni pas rroje, por jo aq sa të bezdisë të tjerët rreth nesh. Kur flasim me dikë në bibliotekë ne pëshpërisim me qëllim që të mbajmë zërin poshtë pragut absolut të studentëve të tjerë, por më lart pragut absolut të personit me të cilin po flasim.
 
 
 
=='''Pragu i ndryshimit'''==
Kur pyesi se cili është ndryshimi minimal në presionin e zërit apo në ndriçimin e dritës të cilin mund ta dallojmë, jemi duke pyetur për pragun e ndryshimit të këtyre shqisave ose aftësinë dalluese të tyre. Pragu i ndryshimit është sasia minimale e ndryshimit të energjisë fizike që duhet për të prodhuar një ndryshim në [[Ndijimi|ndijim]]. Ai është një prag dallues që përcakton një ndryshim ndërmjet dy ngacmuesve.
 
Në metodën e limiteve, eksperimentuesi përcakton pragun e ndryshimit duke paraqitur ngacmues me intensitet më të madh ose më të vogël sesa ngacmuesi origjinal. Subjekti duhet të raportojë nëse ngacmuesi provë është më i madh ose më i vogël se ngacmuesi origjinal.
 
P.sh, kur dikush kërkon që të ulni volumin e televizorit, ju klikon apo shkoni tek aparati dhe zbrisni volumin, por përpara se ju të keni kryer operacionin totalisht një person tjetër ankohet se nuk e keni ulur volumin. Kuptohet që ju e ulët volumin, por nga largvsia e vendit tjetër ku personi është ulur, ainuk mund ta dallojë dot pragun e ndryshimit.
 
 
=='''Ligji i Weber-it'''==
Në vitin [[1934]] [[Ernst Weber]] vuri re që pragu i ndryshimit varet nga intensiteti i ngacmuesit. Ai zbuloi se pë t'u vënë re një ndryshim, është e domosdoshme që ndryshimi për ngacmuesin e fortë të jetë më i madh se për ngacmuesin e dobët.
P.sh., në qoftë se volumi i televizorit është i lartë do të duhet një ndryshim më i mash për të arritur ndryshim e dallueshëm sesa atëherë kur volumi është shumë i ulët.
 
Ligji i Weber-it thotë se, pragu i ndryshimit varet më shumë nga raporti i intensitetit të një ngacmuesi ndaj një tjetri sesa nga një ndryshim absolut.