Alfred Kanini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 23:
Në vitin [[1971]]-[[1975]] punoi si gazetar në gazetën “[[Zëri i Rinisë]]”. Mbuloi faqen letrare të gazetës dhe lëvroi gjerësisht gjininë e reportazhit. Ndihmoi mjaft poetët dhe shkrimtarët e rij duke i afruar në faqet e kësaj gazete të dashur për rininë.
 
E qarkulluan si mësues në fshatin e largët [[Ars–Miliskë|Ars–Miliska]] të rrethit [[Pukë|Pukës]]. Duke qenë se nuk pranoi të shkonte mbeti për disa kohë pa punë . Për të mbijetuar, ngase ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë, pranoi të punojë si punëtor i thjeshtë në hekurudhën [[Elbasan]]-[[Pogradec]]. Pasi shkroi një numër artikujsh në shtypin e përditshëm dhe periodik disa gazeta të vendit e afruan, duke e konsideruar si të dërguarin e posaçëm të redaksive të tyre. Me ndihmën e miqve të ngushtë afërt të tij, si [[Petrit Ymeri]], [[Antoneta Malja]], e të tjerë, mundi të të rikthehej në [[Radio Tirana|Radio-Tirana]] në fillim si redaktor e pastaj për shumë vite si përgjegjës i Redaksisë së Kulturës. Ndërkohë u martua sërish dhe nga martesa e dytë ka një vajzë.
Gjatë gjithë karierës së tij si gazetar asnjëherë nuk la pas dore edhe krijimtarinë letrare, duke shkruajtur në organet më të njohura të vendit si “[[Drita (gazetë)|Drita]]”, “[[Ylli (revistë)|Ylli]]”, “[[Bashkimi (gazetë)|Bashkimi]]”, “[[Mësuesi_(gazetë)|Mësuesi]]”, “[[Zëri i Rinisë]]”, etj.
 
Rreshti 43:
I mbetur pa punë e pa asnjë të ardhur, në moshën 57 vjeçare, i sëmurë nga zemra e, sidomos nga sytë, që më shumë se për këdo janë jetikë për një gazetar, me që edhe e shoqja ishte prej vitesh e papunë, u detyrua të migrojë në [[Florida]] të [[SHBA]]. Atje herë me punë e herë pa punë, do të bënte edhe punë të rëndomta, po së paku kishte mundësi të shihte tre të bijat edhe pse në shtete të ndryshme të [[Amerikës]].
 
Viti [[2011]] ishte fatal për [[Alfred Kanini|Alfred Kaninin]]. Me disa sëmundje në trup, i operuar disa herë teksa qe i shtruar ende në spital, i pushoi zemra. Ndëroi jetë në [[SHBA]] të dielën, më [[13 Nëntor]] [[2011]].