Beteja e Sfetigradit (1448): Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 28 shtator 2006 20:41

Në qershor të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II së bashku me të birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili më pas do të bëhej edhe ai sulltan. Ajo u përqendrua mbi kështjellën e Sfetigradit, si baza kryesore në sistemin mbrojtës të brezit lindor. Garnizoni i përbërë kryesisht nga dibranë dhe i drejtuar nga matjani Pjetër Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Skënderbeu godiste pa ndërprerje ushtrinë me sulme të befasishme dhe arriti të hynte deri në kampin e ushtrisë osmane. Kjo e lehtësoi detyrën mbrojtëse të kështjellës. Garnizoni rezistoi deri sa osmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetër Perlati dorëzoi kështjellën, me kusht që të largohej i lirë bashkë me armët. Në korrik të vitit 1448, Sfetigradi kaloi në duart e osmanëve. Për lidhjen e Lezhës kjo ishte një humbje. Kështjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.

Te dhena per betejen

1. Beteja e Sfetigradit u zhvillua në qershor të vitit 1448.

2. Kjo shënonte humbjen e parë të Lidhjes së Lezhës nga turqit.

3. Sipas kronikanëve të kohës janë vrarë 1200 ushtarë.

4. Mori emrin e Sfetigradit (qyteti i shenjtë), sepse aty ndodhen shumë vende kulti.

5. Ajo zgjati një muaj, nga qershori deri në korrik.

6. Skënderbeu nuk ishte në kështjellë, por sulmonte nga malet.

7. Pa betejës aty u shpërngulën shumë turq, ku nisën jetën e tyre. Dhe sot fshati Koxhaxhik është i banuar nga popullsi turke.

8. Vetë fshati Koxhaxhik e ka marrë këtë emër nga turqishtja, që do të thotë “betejë e madhe”.

9. Varrezat ishin ndarë në dy pjesë, në myslimane, rreth 900, dhe katolike, rreth 300.

10. Pasi iu ndërpre uji nga osmanët, kështjella u dorëzua.