Content deleted Content added
Faqe e re: Plutarhu,historian dhe filozof grek,moralist i shquar dhe një nga njerëzit më të ditur të kohës së tij,lindi në Herone të Beotisë nga viti 46 i erës sonë dhe vqiq rreth vit...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 17 nëntor 2011 15:56

Plutarhu,historian dhe filozof grek,moralist i shquar dhe një nga njerëzit më të ditur të kohës së tij,lindi në Herone të Beotisë nga viti 46 i erës sonë dhe vqiq rreth vitit 120.Studioi dhe u edukua në Athinë në frymën e shkollës filozofike te Platonit, më vonë vizitoi Aleksandrinë dhe disa herë me radhë Romën,ku u njoh me perandorin Trajan , i cili e përkrahu shumë në karrierën e tij politike ashtu sikurse më von♪7 dhe Hadriani. Nga Trajani u emërua këshilltar i prokonsulit të Ahesë,kurse nga Hadriani prokurator i taksave.Pjesën më të madhe të jetës e kaloi ne qytetin e lindjes ku ishte zgjedhur edhe arhont.Për nje kohë ai ushtroi edhe funksionet e priftit në tempullin e Delfit.

Krahas këtij aktiviteti të gjerë politik, Plutarhu një pjesë të madhe të kohës ia kushtoi studimeve.Ai prodhoi shumë,por mjerisht jo të gjitha veprat e tij kanë arritur deri në ditët tona.Janë ruajtur rreth 50 biografi të njerezve të shquar te kohes antike greko-romake te titulluara <<Vitae parallelae>>(Jetët paralele).Përveç kësaj vepre biografike na janë ruajtur edhe punime tjera me tematikë të ndryshme filozofike,politike,etj. të përmbledhura nën një titull të përbashkët <<Moralia>> (Vepra morale).Në këtë vepër pasqyrohet mirë gjendja e filozofisë,literaturës dhe historisë ne periudhen e fundit të Helenizmit.