Alfred Kanini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 39:
== Vitet '90 ==
Në vitet [[1990]]-[[1992]] ishte në ballë të lëvizjeve demokratike në [[Radio Televizioni Shqiptar|Radio-Televizionin Shqiptar]], ku i besuan drejtimin e Sindikatës së Pavarur të këtij institucioni, në krye të së cilës kreu veprimtari intensive e të gjithanshme në mbrojtje të demokracisë, përmbysjen e komunizmit dhe demokratizimin e jetës në [[Radio Televizioni Shqiptar|Radio-Televizion]]. Nga viti [[1992]] deri në vitin [[1998]] punoi si drejtor I departamentit të Kulturës në [[Radio Televizioni Shqiptar|Televion]], I cili ishte një ndër departamentet më të mëdhenj e më të rëndësishëm të Televizionit Shqiptar. Pas ngjarjeve të Shtatorit [[1998]], pushohet nga puna me motivacionin absurd “Pjesëmarrje në grusht shteti”, akuzë që ju vesh vetëm sepse në ditën kur protestuesit e irrituar nga vrasja e deputetit demokrat [[Azem Hajdari]] mësynë nëpër institucionet e kryeqytetit, ai u ndodh në detyrë në mbrojtje të [[RTSH#TV|TVSH]], në një kohë që drejtuesit e tij ia kishin mbathur paturpesisht.
'''Skender Bucpapaj - poet, gazetar, ish-Drejtor i Pergjithshem i Radio-Televizionit Shqiptar 1991 - 1996:'''
''"E kam pritur me shumë dhimbje lajmin për ndarjen e Alfred Kaninit nga jeta. Kemi qenë kolegë të afërt në punë disa vjet dhe shumë kohë kolegë të letrave. Alfred Kanini ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në krye të sindikatës së Radiotelevizionit dhe në krye të grevës në vjeshtën e vitit 1991. Pas ardhjes së PD në pushtet, Alfredit iu ofruan poste, të cilat nuk i pranoi, ngaqë punën në Radiotelevizion nuk e ndërronte me asgjë. Mbetet një ndër figurat më të larta që ka nxjerrë Radiotelevizioni Shqiptar dhe mediat shqiptare në përgjithësi. Me sa kam parë, Tirana nuk e ka pasqyruar fare këto ditë ndarjen e parakohshme dhe tejet të dhimbshme nga jeta të Alfredit. Unë kam vetëm kujtime të mira prej Alfredit. Në të gjitha komunikimet me mua, në të gjitha situatat ka qenë i hapur, i çiltër, burrëror, çka është gjë e rrallë në Tiranë. Nuk e di a ka lënë libra të botuar apo në dorëshkrim. Por gjithsesi shpresoj që të ketë pasur një periudhë të mirë të jetës në Amerikë, në mërgim. Iu shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmve, dashamirëve dhe miqve të Alfred Kaninit"''
 
== Jeta ne Emigracion ==