Kalendari hixhri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 16:
Numri i muajve çdo vit, siç është urdhëruar nga Allahu ishte 12, siç shihet në këtë Ajet: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…” <ref>[http://sq.wikibooks.org/wiki/Kur%27ani/Teube Wikibooks:Teube: 9]</ref>
 
== CaktimiKalendari ihënor Fillimit të EpokësKur’an ==
 
 
Muhamedi, alejhis-selam, ka vendosur të mos vazhdohet praktika e kabisas dhe ka refuzuar kalendarin Kalammasi. Kalendari hënor është përdorë ashtu siç është disejnuar nga Allahu dhe koha e Haxhxhit ishte caktuar për ditë të njëjtë të çdo viti hënor.
Edhe pse kalendari hënor ishte përdorur gjatë kohës së Muhammedit s.a.v.s.; asnjë vit, nuk ishte caktuar të përdoret si fillimi i Epokës islame. Transmetohet nga Ibën Abbas se njerëzit e Medinas kanë përdorë një ose dy muaj pas ardhjes së Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, si fillim të kalendarit të tyre, por kjo praktikë është ndëprerë pas vdekjes së tij. Asnjë epokë nuk është përdorë as gjatë Halifatit të Ebu Bekrit. Kalendari Hixhri nuk është përdorë deri në vitin e katërt të Halifes së dytë [[Omer ibën Hatab]]. [[Ahmed ibën Hanbel]] dhe Buhari transmetojnë nëpërmjet [[Mejmun ibën Mihran]] se “një shumë e të hollave (borxh) i paguar në Sha’ban ishte prezentuar Omerit. Menjëherë pas kësaj Omeri ka pyetur në cilin Sha’ban, në të fundit, në këtë, ose në atë që vjen? Ofroni njerëzve diçka që mund ta kuptojnë”.
 
Ky Ajet nga Kur’ani kërkon që kalendari hënor të jetë kalendar që duhet të pasohet nga muslimanët: '''“Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”.''' <ref>[http://sq.wikibooks.org/wiki/Kur%27ani/Junus Wikibooks:Junus: 5]</ref>
[[El-Hurmuzan]], mbreti i dikurshëm i el-Ahvez (para arrestimit të tij nga muslimanët gjatë pushtimit të Persisë) i cili më vonë ka pranuar Islamin, ka sugjeruar përdorimin e kalendarit persik. Megjithatë, ai kalendar nuk u pranua nga muslimanët, pasi që nuk kishte ndonjë periudhë të caktuar, për shkak se epoka persiane ka filluar si e re pas ardhjes së çdo mbreti në fron.
 
Ndërsa në Ajetin e ardhshëm Allahu udhëzon muslimanët të caktojnë kohën e Haxhxhit: “Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh…”. (Bekare: 189)
Pas dëgjimit dhe analizimit të sugjerimeve të ndryshme, muslimanët janë pajtuar të përdorin [[Hixhri]]n (migrimin) e Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, nga Mekka në Medine si fillimi i Epokës Islame.
 
Numri i muajve çdo vit, siç është urdhëruar nga Allahu ishte 12, siç shihet në këtë Ajet: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…” <ref>[http://sq.wikibooks.org/wiki/Kur%27ani/Teube Wikibooks:Teube: 9]</ref>
Dita e parë e muajit [[Muharrem]] të vitit 1 P.H. (Pas Hixhrit) është takuar me 16 Qershorin e vitit 622 të kalendarit gregorian.
 
Hixhri është përdorë në vend të datlindjes së [[Muhammedi]]t, sal-llahu alejhi ve sel-lem, ose datës së shpalljes së Kur’anit të Shenjtë, pasi që data e sigurtë e këtyre dy ngjarjeve nuk është ditur saktësisht. Data e vdekjes së Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, ishte ngjarje shumë e dhimbshme për ta përdorë. Për këtë shkak është vendosur që Hixhri të përdoret për të shënuar fillimin e kalendarit islamik.
 
Para kalendarit Hixhri, vitet janë emëruar sipas ndonjë ngjarjeje të madhe që ka ndodhur gjatë atij viti dhe ajo është përdorë si sistem i tyre për të llogaritur vitet. Përshembull, viti i parë i qëndrimit të Muhammedit në Medina është quajtur “Viti i lejes për të udhëtuar”. Viti i dytë është quajtur “Viti i urdhërit për të luftuar”. Viti i tretë është quajtur “Viti i testit” dhe kështu me radhë. Ky sistem është hedhur poshtë pas vdekjes së Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, ([[Said Hakim]], [[1984]])
 
Dymbëdhjetë muajt hënor janë: [[Muharrem]], [[Sefer]], [[Rebi el-Evvel]], [[Rebi uth-Thani]], [[Xhumade Ula]], [[Xhumade el-Ahir]], [[Rexheb]], [[Sha’ban]], [[Ramadan]], [[Sheval]], [[Dhulkade]] dhe [[Dhulhixhxhe]]. Numri i ditëve të çdo muaji ndryshon ndërmjet 29 dhe 30 ditë. Kështu që viti hënor përbëhet nga 354 ditë.
 
Kalendari Islam kohën e ndan në cikle prej 30 viteve. Në çdo cikël ka 19 vjet që kanë nga 354 ditë dhe 11 vjet që kanë një ditë shtesë, gjëgjësisht 355 ditë.
 
Muaji ka filluar pasi të jetë parë hëna e re. Hëna konsiderohet e re kur ajo fillon ciklin e saj të ri rreth Tokës. Hëna kalon nëpër faza, fillon me hënën e re, kalon në gjysëm, dhe të plotë dhe sërish prapa. Koha që hënës i nevojitet të kalojë prej hënës së re, në tjetër hënë të re, njihet si muaji sinodik, dhe zgjat mesatarisht 29.530589 ditë. Megjithatë, pasi Toka poashtu rrotullohet rreth diellit në të njëjtën kohë sa hëna e kompleton një cikël rreth tokës, vetë Toka ka kaluar të dymbëdhjetat e rrugës së saj rreth Diellit. Me qëllim që Hëna të kompletojë ciklin e saj në hënë të re, ajo duhet të kompletojë rrotullimin e saj dhe pak më shumë, që të kthehet në pozitën ndërmjet Tokës dhe Diellit sërish. Për shkak të dallimit të rrotullimeve të Tokës dhe Hënës, koha aktuale ndërmjet hënave të reja mund të sillet prej 29.27 deri në 29.83 ditë. (Hermit eclipse, 1995)
 
Dita dhe koha e çdo hëne të re mund të llogaritet saktësisht, mirëpo për të shënuar fillimin e Ramazanit në shumë shtete islame, hëna e re patjetër duhet të shihet me sy (pa ndihmë; pa mjet ndihmës). Megjithatë, në vend të shikimit me sy, disa shtete islame mbështeten në llogari shkencore.
 
Shikueshmëria e hënës së re varet nga disa faktorë, siç është lokacioni dhe përvoja e vëzhguesit si dhe sa i qartë është qielli në kohën e vëzhgimit. Zakonisht është vështirë të shihet hëna e re në ditën e parë të hënës së re. Hëna e re qëndron shumë poshtë në qiellin perëndimor pas perëndimit të diellit, ka ndriçueshmëri të ulët të sipërfaqes së saj dhe është shumë e hollë. Sipas Observatorit të Marinës amerikane, rekordi i shikimit të hënës së re me teleskop është 12.1 orë pas hënës së re; ndërsa për shikim me sy, rekordi është 15.5 orë pas fillimit të hënës së re. Këto janë vëzhgime të veçanta dhe se vëshgimet e hënës së re kaq herët në muajin hënor nuk duhet të merren si norma.
 
Kalendari Islam, hënor në vend të atij diellor, ka një rëndësi të madhe për muajin e Ramazanit. Nëse kalendari i përdorur do të ishte diellor, muslimanët që jetojnë në një hemisferë do të kishin përparësi në agjërim në ditë më të ftohta dhe më të shkurta, ndërsa muslimanët tjerë që jetojnë në hemisferën tjetër do të duheshte të agjërojnë ditë të gjata dhe të nxehta gjatë gjith jetës së tyre. Mirëpo me kalendarin hënor, sezonat rrotullohen çdo 32 ose 33 vjet dhe vështirësia ose lehtësimi i agjërimit ndahet baraz nga gjithë muslimanët anembanë botës. Ky kalendar poashtu mundëson rrotullimin e Haxhxhit në sezona të ndryshme.
 
Fillimi i Kalendarit islam me Hixhri tregon rëndësinë dhe veçorinë e kësaj ngjarje në historinë islame. Është një periudhë e sakrificës së madhe nga ana e muslimanëve dhe të durimit dhe ruajtjes së tyre. Për të filluar kalendarin me këtë vit në veçanti është në harmoni me mësimet e Islamit, që bazohen në vetë-sakrificë në emër të qëllimit më të madh dhe më të rëndësishëm. Kjo sakrificë e bërë nga muslimanët e parë, është bazë sipas të cilës muslimanët u bënë të fuqishëm dhe fjala e Allahut u shpërnda jo vetëm nëpër Arabi, por nëpër gjithë botën.<ref>[http://www.albislam.com/artikuj/artikull.asp?NrArtikull=247 AlbIslam, shkruar nga [[Aishe El-Avedi]] Përkthyer nga: XH.A.]
</ref>
 
== Referencat ==