Dallime mes rishikimeve të "Stebleva"

113 bytes removed ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Rejected the last text change (by 79.106.8.166) and restored revision 986308 by Luckas-bot)
No edit summary
 
Të gjitha këto vende krijojnë një ansambël të pakrahasueshëm bukurish. Pemët e drurëve janë të shumëllojshëm, ahe, pisha të zeza, lisa, bredha të bardhë, panja, vidh, etj. Ka gjithashtu bimë mjeksore të shumta si boronica, qershi e egër (gjethe dhe kokërr), dëllinjë e zezë dhe e kuqe, lule balsami, aguliçe, rrënjë salepi, rrënjë sanzi, disa lloj tërfilesh, të cilat mblidhen nga banorë të zonës.
 
Në këto masive pyjesh jetojnë edhe shumë kafshë të egra si ariu, derri i egër, ujku, dhelpra, kaprolli, lepuri etj Jetojnë edhe shumë shpendë të egra si qyqja, harabelat, thëllëza e malit, pëllumbat e egër, grifsha, skifteri dhe dhjetra lloj zogjsh.
 
Mbi të gjitha dhe ajo që lamë pa përmendur, por që nga rëndësia është e para është ana shëndetësore. Këto perla të natyrës ofrojnë ajër të pastër, ujë të ftohtë mineral me veti të rralla kuruese, ofrojnë qetësi shpirtërore.
Të gjitha këto pasuri natyrore, këto bukuri mahnitëse, të lihen pa shfrytëzuar nga shqiptarët është një padrejtësi e madhe. Ky turizëm malor nuk kërkon shumë investim vetëm pak promocion dhe infrastukturë. Shoqata „Stebleva“ po punon në këtë drejtim. Ajo ka nevojë për mbështetje nga strukturat e shtetit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, nga Ministria e Brendshme dhe Pushteti Vendor.
'''PERLË E NATYRËS SHQIPTARE'''
.by Shoqata Stebleva on Monday, .Në skaj të Shqipërisë verilindore ndodhet një vend i bukur, mrekulli e natyrës, që quhet Steblevë. Mijëra pushtues u turrën ta bënin të tyren dhe s’e bënë dot. Qindra tregëtarë u turrën ta blenin dhe s’e blenë dot. Gojë më gojë ka ardhur emri dhe gojdhana:”Moj e bukura Steblevë, me para s’të bleva dot.”Mrekulli të tillë si Stebleva nuk mund të shiten dhe të blihen. Kush ka jetuar në Steblevë dhe nuk është dashuruar me të.
 
Vende të tilla si Fusha e Steblevës, Mali i Raduçit, Mali i Draganit, Liqeni i Draganit, Gështenjat e Egra, Lulet tek Fusha e 30-ës, Çajret e thata etj janë perla të natyrës shqiptare.
 
Ejani në Steblevë
Resurset (burimet) natyrore të Steblevës janë të shumta e të pasura. Ato mund të kthehen në një zonë të pasur turistike të njohur për rajonin e më gjërë.
Cili është pozicioni fiziko-gjeografik i Steblevës ?
Komuna e Steblevës shtrihet në pjesën më veriore të rrethit të Librazhdit dhe pjesën lindore të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë. E vendosur mes bjeshkëve dhe pyjeve të shumtë, duke filluar nga Fushë-Studna me fshatin Llangë e duke përfunduar në Malin e Carit, përpjetë Përroit të Govatave tek Guri i Shqipes në kufi me Maqedoninë.
 
Ka një histori të lashtë por ka dhe një teritor të shkëlqyer, sa piktoresk aq edhe mbreslënës për vetë banorët e mysafirët, për shlodhje, natyrë të qetë, ajër të pastër , bukuri të rrallë dhe sigurisht për investime në funksion të shoqërisë.
 
Fusha e Studnës, Fusha e Kucovës, Fusha e Draganit, Fusha e Mllaces, Fusha e 30-tës (tek piramida) janë një perlë e vërtete dhe vënde që afrojnë mundësi të mëdha për turizëm veror dhe dimëror. Këto fusha shtrihen nga 1200 metra deri në 1800 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që bukurinë ua shtojnë tej malet e kodrinat e bukura që shtrihen pranë tyre si Mali i Gurit, Mali i Zylit, Mali i Mirakës, Mali i Kallkanit, Mali i Raducit, Mali i Carit etj, që janë të lartë, të bukur, kreativë, shumë tërheqës për çdo vizitor autokton apo të ardhur.
Njëkohësisht, krahina dhe fshati i Steblevës janë të përmendur tradicionalisht për breza mjeshtrash ndërtimi që kanë ndërtuar kryevepra në gjithë Shqipërinë, në vende të ndryshme Europiane e jashtë Europës.
Duart e arta dhe veprat cilësore të steblevasve do i shikosh edhe në vepra arti, kisha e xhami në Tiranë, Gjirokastër e rrethe të tjera të vendit.
Këta banorë, të parët e të cilëve kanë lindur e janë rritur në këto troje, në këto mrekulli e resurse të rralla të natyrës, ndër dekada e shekuj, me këto resurse kanë mbijetuar.
 
Bukuritë mahnitëse të Fushë-Studnës, Kucovës e Draganit, gjatë verës e gjatë dimrit, mund të bëhen vende turistike ndjellëse për kategoritë e ndryshme të turizmit.
Në këtë zonë janë në mbarështrim rreth 10.000 hektarë me pyje e afro 7000 hektarë me kullota dhe livadhe alpine.
Mes këtyre bukurive të vendlindjes sonë duhet të përmendim dhe liqenin natyral të Draganit së bashku me dy kodrat e mermerta që janë monument i rrallë natyror, që mahnisin me bukuritë e tyre vendasit por dhe vizitorë të shumtë që kanë udhëtuar e udhëtojnë deri atje.
Lista e perlave të vendlindjes është e gjatë, ku duhet përmendur dhe Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Borovës që për vetë vendodhjen pranë aksit të rrugës nacionale Librazhd-Dibër, afrojnë mundësi të mëdha infrastrukturore për shlodhje, argëtim dhe investime të qëndrueshme e dobiprurëse.
 
Gjithashtu, në këtë zonë ka një shumëllojshmëri bimësh medicinale si dëllinja e zezë, trëndafili i egër, hithra, luleshtrydhja, mjedra, salepi, njëmijëfletëshi, shtogu, boronica, dhjetra lloje këpurdhash me shije të pa krahasueshme e me vlera të shumta mjedisore e potenciale ekonomike ende të pa shfrytëzuara.
Këto pasuri natyrore janë një ftesë ndaj atyre që duan të kthehen në vendlindje për të investuar.
 
 
 
 
{{AL-gjeo-cung}}
 
[[Category:Fshatra në Shqipëri]]
 
[[bg:Стеблево]]
[[en:Steblevë]]
[[it:Steblevë]]
[[mk:Стебљево]]
[[pt:Steblevë]]
[[war:Steblevë]]