Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 14:
'''Muharrem Bajraktari''' ([[5 Maj]] [[1894]] [[Komuna Ujmisht|Ujmisht]] [[Kukës]]-[[21 Janar]] [[1989]] [[Bruksel]] [[Belgjikë]]). Ishte i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin [[1902]] regjistrohet në shkollën fillore të [[Kolesjani]]t të cilën e mbaron me sukses. Mbaroi gjithashtu me sukses Akademinë Ushtarake të Vjenës. Ishte Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut dhe udhëheqës i Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.
 
== MuharremHapat Bajraktarie gjatëparë përgjatë Luftës së Parë Botërore ==
[[Lufta e Parë Botërore]] nisi më [[28 Korrik]] të vitit [[1914]]. Pikërisht në këtë vit Muharrem Bajraktari mobilizohet për të kryer shërbimin ushtarak nga forcat austro-hungareze që kishin pushtuar në atë kohë afro 60 % të territoreve shqiptare. Arti ushtarak e tërhoqi shumë Muharremin. Ai u dallua si një ushtar shembullor dhe brenda vitit gradohet me gradën rreshter. Ende pa kryer mirë shërbimin ushtarak ai dërgohet në Vjenë.
 
Qamil Hoxha, në kujtimet e tij, shkruan: "Gjatë viteve [[1917]]-[[1918]] qe hapë në [[Bicaj]] (në xhaminë e Osmanaj) njinjë kurs për të mësuemësuar gjermanisht. Në të vazhduan mësimet kryesisht xhandarët e komandës (rrethkomandës).
Kursin e kanë vazhdue këto burra (renditja e nxënësve është sipas radhës që ka vënë autori dmth Qamil Hoxha):
*1) Muharrem Bajraktari-Ujmisht-shkoi pastaj në [[Austri]]
Rreshti 29:
Në vitin 1918, Muharremi mbaron me sukses Akademinë Ushtarake të Vjenës dhe gradohet me gradën nëntoger i këmbësorisë.Studimet e larta, në një prej akademive më në zë të kohës, sic ishte ajo e Vjenës, e përgatitën Muharremin dhe i dhanë atij mundesi të luajë një rol të rëndësishëm në organizimin e shtetit shqiptar të porsalindur.
 
== MuharremAktiviteti Bajraktari gjatëpërgjatë viteve [[1920]]-[[1924]] ==
[[Skeda:Muharrem Bajrakatari me ushtarake.jpg|right|thumb|Fiqiri Dine, Preng Previzi, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema, Komandantë të 4 zonave ushtarake|300px]]
*[[1921]]: Në vitin 1921, Qeveria e [[Tiranë]]s, e dalë nga [[Kongresi i Lushnjes]], e gradoi Muharremin me gradën toger, dhe e emëroi zv. komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës (me qendër në [[Kruma|Krumë]]). Këtë detyrë ai e vazhdoi deri në vitin [[1924]].Në zgjedhjet e vitit 1921, të parat në historinë e vendit, [[Ahmet Zogu]] propozoi edhe emrin e Muharrem Bajraktarit si kandidat për deputet. Por Muharremi, në ato vite ende një djalë i ri, me sa duket nuk pranoi dhe vazhdoi karrierën ushtarake duke qenë gjithmonë përkrah Zogut dhe Partisë Përparimtare ku ai bënte pjesë. Deputet i parë i Lumës u bë Mustafë Lita, nga fisi i njohur i Litajve.
Rreshti 37:
*[[1924]]: Në maj 1924 pikërisht nga [[Kruma]] (asokohe qendër e Prefekturës së Kosovës nisi i ashtuquajturi "Revolucioni Demokratiko-Borgjez i Qershorit" që nuk ishte gjë tjetër veçse një grusht shteti ushtarak ndaj qeverisë legjitime të [[Shefqet Verlaci]]t. Muharrem Bajraktari i kapur në befasi pas një përpjekjeje disa orëshe,dhe gjithashtu me urdhër të Zogut u terhoq. Ahmet Zogu, siç tregojnë gjithë dokumentat seriozë,nuk dëshironte një gjakderdhje të kotë. Mesa duket ai e kishte parashikuar dështimin e qeverisë së "revolucionit" prandaj dhe u tërhoq. Me [[12 qershor]], Zogu u largua në [[Jugosllavi]], duke lënë 4 shokë të tij në [[Shqipëri]] për të organizuar rezistencën. Njëri prej tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari. Dështimi total i Nolit dhe anarkia në të cilën u zhyt vendi i dhanë mundësi Zogut të hynte në Shqipëri dhe me [[24 dhjetor]] 1924 ai hyri në Tiranë. Këtu mori fund edhe qeveria puçiste e Nolit dhe filloi një epokë e re për vendin, Periudha e Zogut. Këtu merr fund edhe kjo etapë e rëndësishme e karrierës së Muharrem Bajraktarit.
 
== MuharremPërgjatë BajraktariQeverisë gjatëe viteveMbretërisë së Ahmet Zogut [[1925]]-[[1934]] ==
[[Skeda:Muharrem Bajraktari.jpg|right|thumb|Muharrem Bajraktari, Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare|250px]]
Gjatë kësaj periudhe Muharrem Bajraktari kontribuoi shumë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend. Me ndihmën e tij, Shqipëria e trazuar u kthye në një vend të stabilizuar. Nuk është çudi që menjëherë sapo ai u largua nga vendi ndodhën disa revolta, protesta dhe greva antiqeveritare.
=== Muharrem Bajraktari Komandant i Zonës Ushtarake Veriore, [[1925]]-[[1927]] ===
Pas dështimit të grushtit të shtetit të qershorit 1924, Ahmet Zogu u rikthye në pushtet. Qeveria e re e ndau vendin në 4 zona ushtarake.Muharrem Bajraktari,në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Prefekturës së Kosovës, u rrit në detyrë si Komandant i Zonës Veriore me qendër në [[Peshkopi]]. Në drejtimin e këtij institucioni, Muharrem Bajraktari eleminoi në mënyrë efektive të gjitha bandat e armatosura që trazonin jetën e banorëve të kësaj zone.
 
Një pjesë e këtyre bandave ishin mbeturinat e regjimit të Nolit, disa të tjera futeshin në Shqipëri me udhëzime nga Jugosllavia, kurse të tjerat ishin banda kriminale që terrorizonin banorët e zonave veriore. Keshtu, Muharrem Bajraktari i eleminoi të gjitha këto banda. Është i famshëm eleminimi i bandave të krahinës së Dukagjinit në Shkodër dhe eleminimi i bandave të [[Tropojë]]s të udhëhequra nga Bajram Curri. Por Muharremi vazhdonte luftën e tij kundër të gjithë armiqve të shtetit dhe të popullit shqiptar. Viti 1925, pra doli si viti i eleminimit të bandave të armatosura. Viti [[1926]] qe një vit i qetë derisa në [[Dukagjini|Dukagjin]] të [[Shkodra|Shkodrës]] një klerik i quajtur dom Loro Caka në nëntor ngriti popullsinë e zonës në kryengritje. Megjithëse u shtyp shpejt me ndihmen edhe të forcave të Muharrem Bajraktarit, kjo kryengritje la gjurmë të thella, pasi tregoi se agjentura serbe ende vepronte fuqishëm në Shqipëri.
 
=== Muharrem Bajraktari, Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, [[1927]]-[[1932]] ===
Kështu Ahmet Zogu duke i parë arritjet e Muharremit dhe zotësinë e tij si drejtues ushtarak e ngre atë në detyrën e lartë të Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë, në fillim me gradën n/kolonel e pastaj kolonel. Duke qenë në krye të këtij dikasteri dhe duke patur pranë vetes si këshilltar gjeneralin anglez Percy, ai luajti një rol me rëndësi në drejtimin, organizimin dhe perfeksionimin e Xhandarmërisë Shqiptare. Edhe sot e kësaj dite populli flet për autoritetin e xhandarmërisë dhe qetësinë publike që ka patur në atë kohë.
 
=== Muharrem Bajraktari, Adjutant i Mbretit Zog, [[1932]]-[[1934]] ===
Në vitin 1932, Muharrem Bajraktari bëhet Adjutant i Oborrit Mbretëror, duke u bërë kështu një nga njerëzit më të afërt të Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe Muharrem Bajraktari krijoi një armiqësi të fortë me tre persona shumë afër Zogut: [[Musa Juka]], ministër i brendshëm, Abdurrahman Krosi ose Lalë Krosi dhe Abdurrahman Dibra. Sipas Bajraktarit këta persona po ndikonin negativisht tek Zogu dhe megjithë përpjekjet e Muharremit për ta bindur Zogun që ti largonte këta tre persona, Zogu nuk pranoi dhe kështu Muharremi la detyrën dhe u largua drejt Jugosllavisë.
 
Rreshti 54:
Pas prishjes me Zogun, Muharremi u largua në Jugosllavi. Më pas në janar të vitit 1935 ai rikthehet në vend dhe në bashkëpunim me [[Gjon Marka Gjoni]]n nxit një "revoltë" kundër qeverisë së Tiranës. Mbreti Zog u plagos nga një atentat me bombë dhe u largua drejt [[Durrësi]]t. Pallati mbretëror u dëmtua shumë. Pati shumë viktima nga përleshjet midis rebelëve dhe forcave qeveritare. Kryengritja që udhëhiqej nga Muharrem Bajraktari, filloi të përhapej në gjithë Shqipërinë e Veriut. Mbreti Zog urdhëroi mobilizimin e 4 batalioneve, garnizoni i Tiranës u zëvëndësua, u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme si dhe u mbyll kufiri me Jugosllavinë. Shumë fshatarë i ishin bashkuar kryengritjes. Gjithashtu forcat rebele ishin forcuar nga dezertimet e shumta të ushtarëve që kishin ngritur krye dhe kishin vrarë 5 oficerë. Muharrem Bajraktari ishte në krye të rebelimit. Ai kryesonte një forcë prej 2000 vetësh,të mirë armatosur dhe të furnizuar me ushqim të mjaftueshem. Vetë qëndronte në një kullë të vjetër. Rebelët kishin marrë në dorë gjithë Veriun. Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe veçanërisht të ministrit të brendshëm Musa Jukës, por jo largimin e Mbretit. Disa media të huaja shkruanin se gjoja Shqipëria e Veriut “paska deklaruar pavarësinë nga qeveria e [[Tirana|Tiranës]]”! Lajmi ishte totalisht i pavërtetë dhe me qëllim dezinformues. Me 8 janar [[1935]],Muharremi u largua në [[Kosovë]]. Aty ai u çarmatos dhe u internua në Gjakovë nga qeveria e Jugosllavisë.
 
== Muharrem Bajraktari gjatëPërgjatë viteve [[1935]]-[[1939]] ==
Pas shtypjes së revoltës, Muharremi largohet drejt Jugosllavisë. Aty ai internohet në [[Gjakovë]] nga qeveria e Beogradit. Siç u pa [[Beogradi]] kërkonte t'a shfrytëzonte Bajraktarin për qëllimet e veta. Kështu qeveria jugosllave e nxjerr nga internimi dhe në Beograd i propozohet që të marrë drejtimin e shtetit shqiptar me ndihmën jugosllave. Kushtet e Beogradit ishin që mbrojtja, politika e jashtme dhe ekonomia shqiptare të ishin nën juridiksionin jugosllav. Muharremi jo vetëm që nuk i pranoi por edhe përfitoi nga rasti dhe u largua nga Jugollavia drejt [[Franca|Francës]]. Pak dihet se me çfarë u mor aty. U bashkua me disa organizata antizogiste ndër të cilat edhe "Bashkimi Kombëtar", por kur e pa se këto financoheshin nga shtetet e huaja dhe se kishin ideologji komuniste ai u largua prej tyre.
 
Më [[7 prill]] [[1939]] [[Italia]] pushtoi në mënyrë arbitrare Shqipërinë. Menjëherë në mbarë vendin nisi rezistenca antikomuniste. Kështu pra Muharrem Bajraktari vendos të kthehet në atdhe për të ndihmuar rezistencën antifashiste të popullit shqiptar.
 
== Muharrem Bajraktari gjatëPërgjatë Luftës së Dytë Botërore ==
[[Lufta e Dytë Botërore]] përbën etapën më të rëndësishme të jetës së Muharrem Bajraktarit. Gjatë kësaj periudhe [[1940]]-[[1944]] ai u bë lideri absolut i Lëvizjes Çlirimtare të Kukësit dhe Shqipërisë Verilindore. Ai luftoi kundër italianëve, gjermanëve dhe komunistëve. Bashkëpunoi me [[Abaz Kupi]]n, Vëllezërit Kryeziu dhe me [[Balli Kombëtar|Ballin Kombëtar]].
[[Skeda:Zona ku vepronte Muharrem Bajraktari.jpg|right|thumb|Zona ku vepronte Muharrem Bajraktari gjatë Luftës së Dytë Botërore|220px]]
 
=== Muharrem BajraktariLufta kundër Italisë Fashiste [[1940]]-[[1943]] ===
*[[1940]]: Muharrem Bajraktari u rikthye në Shqipëri në fillim të vitit 1940. Përpara se të nisej drejt Shqipërisë, ai u takua me Benito Mussolinin, liderin e atëhershëm të Italisë. Në takimin midis tyre, [[Mussolini]] i propozoi Bajraktarit të merrte postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Shefqet Verlacit. Bajraktari i tha se do të mendohej, por sapo u kthye në Shqipëri, i çoi fjalë [[Shefqet Verlaci]]t ku i thoshte "se Muharrem Bajraktari ka dalë maleve të Shqipërisë duke luftuar për liri". Pikërisht në [[Gusht]] të [[1940]] fillon edhe veprimtaria e tij antifashiste gjë që dëshmohet edhe nga dokumentat e kuesturës italiane. Prefektura e Kosovës (Kukësit) i kërkon Ministrisë së Brendshme largimin e Muharrem Bajraktari nga kjo zonë për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore.
 
Rreshti 72:
*[[1943]]: Gjatë gjithë vitit 1943 Muharrem Bajraktari nuk rresht së luftuari pushtuesin italian. Kulmin e arriti në fillim të shtatorit kur me afro 1500 forca nën drejtimin e tij i shpall luftë garnizonit italian në Kukës. Ai dhe forcat e tij sulmojnë garnizonin i cili dorëzohet menjëherë. Ndërkohë në ato ditë Italia kapitullon.
 
=== Muharrem BajraktariLufta kundër Gjermanisë Naziste [[1943]]-[[1944]] ===
*[[1943]]: Në Shqipëri hyjnë trupat e [[Gjermania|Gjermanisë]] Naziste. Menjëherë forcat e Bajraktarit i presin me luftë gjermanët të cilët gjithsesi arrijnë të marrin qytetin Kukësit e pastaj gjithë krahinën. Pas dështimit të Marrëveshjes së Mukjes, forcat nacionaliste organizojnë në shtator 1943 një mbledhje në Lurë ku si njëri prej organizatorëve kryesorë ishte edhe Muharrem Bajraktari. Aty u vendos të luftohej pushtuesi i ri dhe të arrihej me çdo kusht marrëveshja me PKSH.
 
Rreshti 91:
*Reginald Hibbert,autor i librit "Fitorja e Hidhur" që flet mbi Luftën II Botërore në Shqipëri shkruan:"Nuk pati njeri tjetër në gjithë Shqipërinë Verilindore,në veri të Peshkopisë e të Dibrës që ti mbante premtimet më mirë se Muharrem Bajraktari.Politika që ai mendonte se do të vlente,ishte një politikë e drejtpërdrejtë antisllave,antiserbe,antikomuniste".
 
== Nderimet që i janë bërë ==
[[Skeda:Urdhri i Skenderbeut.jpg|left|thumb|Urdhri i Skënderbeut me të cilin u nderua Muharrem Bajraktari nga Mbreti Zog|100px]]
Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit: