[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Hafiz Myrteza Aliu (Dibra) u zhvendos tek Myrteza Aliu. Arsyja: Emri i vertete sipas familjareve
No edit summary
Rreshti 1:
Dr. '''Myrteza Aliu''' (gjithashtu njihet si '''Myrteza Dibra)''' lindi në Strugë, rreth dekadave të fundit të shek. XIX. Ka mbaruar studimet e larta në Stamboll për mjekësi të përgjithshme. Ka punuar si mjek i përgjithshëm në Strugë dhe më pas është transferuar në Dibër të Madhe dhe Peshkopi si pasojë e përndjekjes së forcave serbo-malazeze për arsye të aktivitetit të tij atdhetar. Në vitet 30', familja e Dr. Myrtezait u transferua në qytetin e Tiranës dhe u perfshi në luften anti-fashiste nacional-çlirimtare. Pasardhësit e Dr. Myrtezait jetojnë në Tiranë. Fëmijët e tij janë Adli Dibra, Fatmir Dibra, Nevzat Dibra Tomor Dibra etj. Pas disa përpjekjeve, mundëm të gjejmë para disa vitesh në Strugë vendin ku ndodhej godina e banesës së tij, por që sot është zëvendësuar me të tjera, jo prej të afërmve të doktorit. Në Kuvendin e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Dr. H. Myrtezaj”.