[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 91.187.97.146 (diskutimet) në versionin e fundit nga 82.114.94.2.
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
''' Ndue Tomë Ukaj ''' lindi në vitin 1977 në [[Stublla e Epërme|Stubëll të Epërme]] të [[Komuna e Vitisë|Komunës së Vitisë]].
 
Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]], ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Në Suedi ka ndjekur disa kurse të gjuhës.
 
Gjatë kohës së studimeve ka qenë i angazhuar në Unionin e Pavarur të Studentëve të Fakultetit Filozofik, dhe anëtar i redaksisë në revistën “[[Fryma]]”, ku ka botuar tekste letrare.
Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “[[Identiteti]]” që është botuar në Prishtinë.
Është i njohur edhe për aktivitet politik, si njëri nga drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, por edhe aktivitete tjera institucionale në Kosovë.
Gjatë një periudhe të gjatë kohore ka bashkëpunuar me revista, gazeta me renome, sikundër në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj., si [[Koha jonë]], [[Fjala]], [[Tema]], [[Gazeta 55]], [[Zëri]], [[Koha Javore]], [[Pavarësia]], [[Iliriapost]], [[Fakti]], [[Koha Ditore]], etj.
Tekstet letrare dhe eseistike te autorit jane botuar ne peridikun letrar te Kosoves, Shqiperise, etj.
 
Vepra letrare:
Më 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë).
Me 2008 ka botuar librin me poezi "Ujëvarat e metaforave" (botimet M&B) Tirane.
Me 2010 ka botuar libri Ithaca of the word në anglisht (Perkthyer nga Peter Tase) ne Shtetet e Bashkuara, nga botimet Lulu Enterprises.
Me 2010, ka botuar librin me poezi Godo nuk vjen ne shqip, anglisht dhe spanjisht, me përkthim te Peter Tases dhe te botuar ne Lulu Enterprises.
Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe shqipe dhe te huaja. Poezia e tij eshte perkthyer ne anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht.
Shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare.
Ukaj është laureat i çmimit “Azem Shkreli” 2010, për librin më të mirë në poezi, Godo nuk vjen, botuar me 2010, çmim ky të cilin e ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
 
Poezia e Ukajt është vlerësuar si shenjë identifikuese e poezisë moderne shqipe, ku ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjellë frymën e veçantë dhe tiparet moderne të poezisë shqiptare, tipare dhe karakteristika këto që ndeshen fuqishëm dhe me një mjeshtëri në vargjet e Ndue Ukajt. Ky libër, i vlerësuar për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e tij dhe mund të konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për poezinë shqipe dhe përkthimin e saj në gjuhën angleze. Nga kritika letrare është vlerësuar si psalmist modern i poezisë shqipe. Për veprën letrare te Ndue Ukajt kane shkruar autorë dhe studiues te shumte, si Glen Jeansonne, Ph. D. Professor, University of Wisconsin, Milwaukee, René Antrop-González, Anton Gojcaj, Daniel Gazulli, Petrit Palushi, Peter Tase, Skender Sherifi, Nuhi Ismajli, Alisa Velaj, Fatmir Tereziu, Naim Kelmendi, etj.
 
Ndue Ukaj ne Festivalin Nderkombetar te Poezise, "Ditet e Naimi" ka fituar cmimin per poezine me te mire.
Linke me rendesi lidhur me autorin:
 
http://www.amazon.com/GODO-NUK-VJEN-COMING-VIENE/dp/1446657949/ref=sr_1_4?s=books&ie=UTF8&qid=1316105706&sr=1-4
 
http://www.amazon.com/ITHACA-WORD-NDUE-UKAJ/dp/1446125386/ref=sr_1_1?s=books&ie=UTF8&qid=1316105735&sr=1-1
 
http://www.lulu.com/product/paperback/ithaca-of-the-word/12988813?productTrackingContext=search_results/search_shelf/center/2
 
 
ndue-ukaj.blogspot.com
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[category:publicistë shqiptarë]]
[[category:shkrimtarë shqiptarë]]
[[category:gazetarë shqiptarë]]