[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 39:
[[Image:Hammurabi's Babylonia 1.svg|thumb|300px|Hartë që tregon territorin babilonas në kohën e ngjitjes në fron të Hamburabit rreth 1792 p.e.r dhe pas vdekjes së tij rreth 1750 p.e.r]]
 
Hamurabi ishte mbret i [[Dinastia e Parë Babilonase|Dinastisë së Parë]][[qytet-shtet|qytet-shtetit]] të Babilonisë dhe e trashëgoi këtë pushtet nga babai i tij, Sin-Muballit, rreth vitit 1792 p.e.r.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p= 1}}</ref> Babilonia ishte një nga shumë qytet-shtetet që gjendeshin në Mesopotami, të cilat luftonin me njëra -tjetrën për të patur nën zotërim tokën [[Bujqësia|bujqësore]] pjellore.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop |2005|pp=1–2}}</ref> Ndonëse shumë kultura bashkëjetonin në Mesopotami, kultura babilonase arriti një shkallë të lartë e të rëndësishme në klasat e edukuara në të tërë [[Lindja e Mesme|Lindjen e Mesme]].<ref name="VM3">{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p=3}}</ref> Mbretërit të cilët kishin sunduar përpara Hamurabit kishin filluar të konsolidonin sundimin mbi Mesopotaminë qendrore nën duart e [[hegjemonia|hegjemonisë]] babilonase dhe gjatë kohës së sundimit të tij, nën Babiloninë ishin vënë poshtë qytet-shtetet e [[Borsipa|Borsipës]], [[Kishi|Kishit]] dhe [[Sipari|Siparit]].<ref name="VM3"/> Kështu që Hamurabi erdhi në fron si mbret i një mbretërie të vogël në një situatë të ndërlikuar [[Gjeopolitika|gjeopolitike]]. Mbretëria e fuqishme e [[Eshnuna|Eshnunës]] mbante të pushtuar Tigrin e epërm kurse [[Larsa]] kontrollonte grykëderdhjen e lumit. Në lindje shtrihej mbretëria e [[Elami|Elamit]]. Në veri, [[Shamshi-Adad I]] po ndërmerrte luftëra për zgjerim territori,<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|pp=3–4}}</ref> ndonëse vdekja e tij e parakohshme do ta përçante perandorinë [[semitike]] që kishte pushtuar.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p=16}}</ref>
 
{{quotation|Duhet përmendur se nga numri i madh i dokumenteve të biznesit që kanë ardhur tek ne nga dinastia e parë e Babilonisë, asnjë nga sunduesit deri te Apil-Sin nuk quhet mbret dhe Sin-Muballit përmendet veç në formë aluzioni në një mbishkrim të vetëm. Është vështirë të shpjegohet ky fakt sa kohë që nuk pranojnë pohimin se mbretëria e vërtetë e Babilonisë nuk filloi derisa Hamurabi kishte hequr qafe Elamitët dhe kështu kishte fituar për vete titullin e patur nga mbretërit e vjetër të Urit, Isinit dhe Larsës. | Një Histori e Babilonisë dhe Asirisë, Vëllimi I <ref>Robert William Rogers, A History of Babylonia and Assyria, Volume I, Eaton and Mains, 1900.</ref>}}
 
Dekadat e para të sundimit të Hamurabit qenë relativisht paqësore. Hamurabi përdori pushtetin për të ndërmarrë një seri punësh publike, si lartësimin e mureve të qytetit për qëllime mbrojtëse dhe zgjerimin e tempujve.<ref>{{harvnb|Arnold|2005|p=43}}</ref> Rreth vitit 1701 p.e.r, mbretëria e fuqishme e [[Elami|Elamit]], e cila kishte nën zotërim rrugët [[komerciale|tregtare]] nëpër [[Malet Zagros]], pushtoi rrafshinën e Mesopotamit.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|pp=15–16}}</ref> Me anë të aleatëve të shteteve të rrafshinës, Elami sulmoi dhe shkatërroi perandorinë e [[Eshnuna|Eshnunës]], duke shkatërruar disa qytete dhe duke vendosur sundimin e tyre në pjesë të rrafshinës për të parën herë.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p=17}}</ref> Për të konsoliduar këtë pozicion, Elami u përpoq të fillonte një lufte me mbretërinë babilonase të Hamurabit dhe mbretërinë e [[Larsa|Larsës]].<ref name="VM18">{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p=18}}</ref> Hamurabi dhe mbreti i Larsës lidhën një aleancë kur zbuluan planet e Elamit dhe qenë të aftë t’i mundnin ata, megjithëse Larsa nuk kreu kontribut të madh në këtë përpjekje ushtarake.<ref name="VM18"/> Të nxehur nga dështimi i Larsës për t’i ardhur në ndihmë, Hamurabi e sulmoi këtë fuqi jugore, duke siguruar kontroll mbi tërë rrafshinën e poshtme mesopotamase në vitin 1763 p.e.r.<ref name="VM31">{{harvnb|Van De Mieroop|2005|p=31}}</ref>
 
Ndërsa Hamurabi ndihmohej gjatë luftës në jug nga aleatët e tij nga veriu, mungesa e ushtarëve në veri solli trazira.<ref name="VM31"/> Duke vazhduar zgjerimin e tij, Hamurabi ktheu sytë nga veriu dhe shtypi revoltën dhe pak më vonë mundi Eshnunën.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|pp=40–41}}</ref> Më pas ushtria babilonase pushtoi shtetet e mbetura veriore, përfshirë ish aleatët e Babilonisë, Marin[[Mari]]n, ndonëse është e mundur që pushtimi i Marit të ketë qenë një dorëzim pa një luftë apo konflikt të vërtetë.<ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|pp=54–55}}</ref><ref>{{harvnb|Van De Mieroop|2005|pp= 64–65}}</ref><ref name="Ar45">{{harvnb|Arnold|2005|p=45}}</ref> Në pak vjet, Hamurabi kishte arritur të bashkonte tërë Mesopotaminë nën sundimin e tij.<ref name="Ar45"/> Nga qytetet-shtetet e mëdha në rajon, vetëm [[Alepo]] dhe [[Katna]] në perëndim të Sirisë ruajtën pavarësinë.<ref name="Ar45"/> Megjithatë, një mbishkrim i Hamurabit është gjetur aq larg në veri, në [[Dijarbakir]], ku ai vetëshpallet "Mbret i Amoritëve".<ref>{{cite book|title=The Empire of the Amorites|author=Clay, Albert Tobias|publisher=[[Yale University Press]]|year=1919|pages=97}}</ref>
 
Një numër i madh tabletash, që i datojnë kohës së Hamurabit dhe pasardhësve të tij, janë zbuluar, ashtu si edhe 55 letra të tij.<ref>{{harvnb|Breasted|2003|p=129}}</ref> Këto letra japin një përshtypje të drejtimit të një perandorie, që nga marrja e masave për përmbytjet dhe korrigjimi i kalendarit[[kalendari]]t, deri në të kujdesurit për bagëtitë e shumta të Babilonisë.<ref>{{harvnb|Breasted|2003|pp=129–130}}</ref> Hamurabi vdiq dhe ia trashëgoi perandorinë djalit të tij [[Samsu-iluna]] rreth vitit 1750 p.e.r.<ref>{{harvnb|Arnold|2005|p=42}}</ref>
 
==Kodi ligjor==