Sistemi nervor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rejected the last text change (by 92.53.3.167) and restored revision 1032938 by Ruy Pugliesi
Rreshti 17:
 
== Përgjithësime për sistemin nervor qendror ==
SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen brenda kafkës dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë mekanizmat që bëjnë të mundur përshtatjen e vazhdueshme të individit ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit. Ky funksion jep përgjigje mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon funksionimin e të gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm nëpërmjet fibrave që çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi rregullohet nga prania e disa receptorëve ndijore (retina e syut për dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës, receptorët kimike për perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët hormonale për kontrollin e funksioneve sekretuese etj)<sub>HA KARA</sub>
 
Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti dhëne një përgjigje të përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet fibrave që dalin nga SNQ.