[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 27:
Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.
 
===Familja Mbreterore, [[Elia Zaharia]], Mbreti Leka dhe [[Princi Leka]]===
Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernatorin e atëkohshëm të Kalifornisë dhe presidentin e mëvonshëm të SHBA-ve, Ronald Reganin. Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencës së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë.
Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeministri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi.