[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Baby sleeping.jpg|thumb|Fëmija duke fjetur]]
 
'''Gjumi''' është një gjendjegjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë [[Gjitari|gjitarët]], [[Zogu|zogjtë]] dhe [[Peshku|peshqit]]. Gjumi është e kundërta e [[zgjimi]]t.

Gjumi nuk është një gjendje e [[Pavetëdija|pavetëdijshme]], por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i [[anabolizmit]] (ripërtëritjes së [[qeliza]]ve), dhe një nivel i ulët i [[katabolizmi]]t (shkatërrimit të qelizave). Prandaj, gjersa [[vetëdija]] është [[kujdesi]] ndaj [[mjedisi]]t, gjumiGjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.

Gjumi ndikohet nga [[ritmi]] [[Dita|ditor]], dhe ndodh çdo 24-[[Ora|orë]], (megjithëse [[ora e brendshme]] ([[ora biologjike]]) e njeriut zakonisht shkon ne [[Cikli|cikle]] 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe [[Hormoni|hormonale]] dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me [[Drita|dritën]] [[Dielli|diellore]], pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i [[Melatonina|melatoninës]], i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë.
Gjumi është [[Funksioni|funksion]] ripërtëritës i [[trupi]]t dhe [[truri]]t siç vërehet nga shume [[simptoma]] (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur [[Kafsha|kafshët]] nuk mund të flenë.
 
Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa [[faza]] te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar [[Jeta|jetën]].