[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 83:
Për Këshillin Komunal të Perondisë, PS ka fituar 7 vende nga 16, PD 2 vende, LSI 2, PR 2, ndersa PAD, PSD, PDS nga një vend.
 
 
KANTJERI I NAFTËS, KUÇOVA DHE KUÇOVARËT
 
Kuçova, nafta dhe naftëtarët e saj si motori i zhvillimit dhe ecjes para, janë ngushtësisht të lidhur me njeri tjetrin dhe me një histori krejt të veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe më gjerë.
• Është kantieri i parë i naftës në Shqipëri, duke u bërë burimi i jetesës jo vetëm për vendasit por edhe për shumë të ardhur nga të gjithë krahinat e vendit, nga Saranda, Përmeti, Kolonja, Skrapari, Korça, Shkodra, Kukësi e Peshkopia, duke u bërë edhe shëmbull i mirë i bashkëjetesës dhe mbështetjes së njeri tjetrit.
• Në Kuçovë dhe naftë, ka punuar dhe jetuar gjeologu i shquar Stanislav Zuber, personalitet me famë botërore. Ishte Kuçova dhe vetë Zuberi, që e bëri të njohur Shqipërinë, për burimet e naftës, në Kongresin Botëror në vitin 1924, pas së cilës filloi edhe interesimi i fuqive të mëdha për Shqipërinë.
• Është Kuçova dhe kantieri i naftës që në Shkurt të ’36, i tregoi popullit Shqiptar si të luftojë për të drejtat e tij, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të huaj.
• Është Kuçova dhe kantieri i naftës ku jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij disa dhjetëra vjeçar, deri në shuarje, një nga bijtë e familjes së madhe patriote të Toptanasve dhe nip i Naim Frashërit, inxhinieri i talentuar dhe i përkushtuar Sherif Toptani.
• Ishte Kuçova dhe naftëtarët e saj që i treguan popullit shqiptar se për të ndërtuar një jetë më të mirë, për vehte dhe për fëmijët, duhej punuar me sakrificë dhe përkushtim. Për ne, janë të njohur dëshmorët e rindërtimit dhe të zhvillimit të kantierit të naftës në Kuçovë, që u bënë shëmbull frymëzimi për brezat pasardhës. Por si i ritur në mes të këtij kantieri, mbaj mend edhe Minella Savën, Stavri Pojanin, Sotir Tërpinin, Refat Xaken, Dhori Andonin, Todi Lengun, Llambi Maqinën, Muhamer Salën, Ndreko Nakuçin, Kozma Linon, Kristaq Gogollarin, Llambi Kokonozin, Lili Xhakon, Trush Mitrushin etj., dhe shumë të tjerë të gjithë mjeshtra në specialitetin e vet, të përkushtuar në shërbim të kantierit të naftës që për ne ishin heronj të gjallë.
• Me Kuçovën dhe kantierin e naftës, lidhet jeta dhe veprimtaria e shumë specialistëve dhe kuadrove patriotë dhe të shquar nga i gjithë vendi, si Koço Pepa, Eqrem Beci me gjithë prindërit, Ramiz Xhabia, Minella Çami, Petrika Ballauri, Ilia Mihali, Stiljan Pili, Llazar Kreshpani, Beqir Alia dhe Petraq Xhaçka, etj etj. të cilët i dhanë Kuçovës dhe naftës, vitet më të mira, që ishin shëmbuj të përkushtimit, që krijuan në Kuçovë familjet e tyre duke u bërë shëmbull i kulturës dhe jetesës familjare.
• Ka qënë Kuçova dhe kantieri i naftës, vendi i shëmbullit unik të solidaritetit dhe bashkëpunimit të sinqertë midis vendeve në zhvillim. Në Kuçovë, kanë derdhur djersën e tyre dhe kanë sakrifikuar edhe jetën, specialistë nga shumë vende të Ballkanit por edhe të Evropës Lindore. Kanë qënë me dhjetra specialistët e huaj sëbashku me familjet e tyre që u rritën mes dashamirësisë së naftëtarëve.
• Kuçova dhe kantieri i saj i naftës, ishin shumë arsimdashëse. Ajo, u bë shëmbulli i shkollimit masiv të naftëtarëve, nga kurset dhe shkollat profesionale me të talentuarin Mehmet Gina, me Gani Qemon, Hamdi Krujën etj, me Filialin e Universitetit posaçërisht për naftën, që e bënë Kuçovën të jetë burimi i të gjithë puntorëve të kualifikuar, mjeshtrave, teknikëve, specialistëve dhe kuadrove për të gjithë industrinë e naftës në vend, Patosin, Marinzën, Ballshin, Gorishtin, etj. etj.
• Por Kuçova ka qënë edhe mjaft artdashëse. Ajo, investoi, u krijoi hapësirën, zhvilloi veprimtarinë më intensive dhe më të gjërë në fushën e artit dhe të kulturës në vend, duke i dhënë kësaj fushe artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj etj, por formoi dhe i bëri muzikantë të shquar Tonin Rrotën, Zef Lekën, të apasionuarin e muzikës dhe punës me fëmijët Koço Korçarin dhe Nito Lalën, që sëbashku edhe me muzikantë të tjerë, e çuan me sukses disa herë Kuçovën në skenat e mëdha.
 
 
Kjo është historia e naftëtarëve të Kuçovës dhe qytetit të tyre, të cilën duhet ta njohin të gjithë të rinjtë jo vetëm këtu në Kuçovë. Me të, duhet të mburret edhe gjithë vendi sidomos në periudhën e sotme që ka nevojë pikërisht për ringjalljen e këtyre vlerave të profesionalizmit të lartë, të arsimdashjes, të artdashjes dhe mbi të gjitha të dashurisë për vendin dhe patriotizmin e spikatur të kuçovarëve.
Unë jam i nderuar që nga shumë e shumë shokë të mij kuçovarë, më është dhënë rasti të përmënd këto vlera të rralla të Kuçovës dhe naftëtarëve të saj, të përkulem me respekt para kësaj tradite shëmbullore dhe unike dhe jam krenar që jam rritur këtu midis Jush. Ju siguroj se edhe në emër të Bashkimit Shqiptar të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve dhe Fakultettit të Gjeologjisë, do të bëjmë gjithçka mundim që Kuçova të nderohet dhe respektohet sa më gjerë.
 
 
 
Me rastin e 70 vjetorit të NNN Kuçovë
 
 
 
 
Prof. Dr. Gjergji FOTO
 
Trianë, 12 Shtator 2003
 
== Kuriozitet ==