[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{joref}}
[[Skeda:Birçe Hasko.JPG|thumb|350px]]
 
Aktori i njohur shqiptar Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009. Në vitin 1991, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit.
Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.